E Diel, 1 Nëntor 2026

Brenda katër vitesh do kemi 1000 banesa sociale

07/05/2011  Arrin në 280 mijë numri i mbështetësve në rrjetin më të madh social

Ndërimi i tramvajit do të fillojë që vitin e parë të qeverisjes

Kandidati për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha ka komunikuar dhe dje direkt në “Facebook” me të rinj, ku ka premtuar dhe një herë zhvillim dhe punësim për të gjithë ata të rinj dhe të reja që kanë zgjedhur Tiranën për të jetuar. Numri i mbështetësve në këtë rrjet social për Bashën ka arritur në rreth 280 mijë persona. Për më shumë se një orë kandidati për kryebashkiak u është përgjigjur pyetjeve lidhur me taksat, çmimet, politikat zhvillimore të Tiranës, strehimin, transportin publik etj. Pyetjes se çfarë do të bëjë kryetari i ardhshëm i Bashkisë për strehimin Basha iu përgjigj: “Së pari, nëpërmjet një fondi special të Bashkisë për zbutjen e kredive për çiftet e reja. Një tjetër drejtim shumë i rëndësishëm është ai i banesave sociale. Unë jam i vendosur që territoret publike të qytetit të Tiranës, që janë të shumta, t’i vë në dispozicion të qytetarit të Tiranës. Ne do të ndërtojmë brenda katër vjetve të ardhshëm 1000 apartamente sociale”, - tha Basha. Nga ana tjetër kandidati i Aleancës për qytetarin, ka folur dhe në lidhje me ndërtimin e tramvajit, të cilin premtoi se do ta nisë të ndërtohet që vitin e parë të mandatit të tij. Jam i përkushtuar për tramvajin dhe do të nis brenda 12 muajve të parë, me përfundimin e planit urbanistik, punën për linjën Kinostudio-Kombinat, sepse një linjë e dedikuar me kapacitete të larta do të bëjë të mundur jo vetëm transportin me cilësi më të mirë dhe me komoditet të qytetarëve në këtë linjë dhe më vonë në linjën tjetër, por do të konkurrojë denjësisht dhe do të bindë më shumë qytetarë që të lenë mjetet e tyre private dhe t’i drejtohen këtij mjeti, se do të lëvizin më shpejt, do të lëvizin më cilësisht në rrugët e qytetit. Në të njëjtën kohë rrjeti i transportit publik duhet të jetë i integruar”, - tha Basha. Ashtu si në “Facebook”, edhe në takimet e zhvilluara drejtpërdrejtë Lulzim Basha ka arritur në shifra rekord të mbështetjes nga të rinjtë. Përveçse në takimet në çdo cep të Tiranës, në universitet, në garat e tyre sportive Basha ka qenë i pranishëm edhe në festat e organizuara nga të rinjtë, siç ishte edhe ajo e një nate më parë. Basha ka ftuar të rinjtë që duke nisur nga dita e hënë të bashkojnë energjitë për të shndërruar në realitet projektin për Tiranën.

Me të rinjtë

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që këtij qyteti t’i ketë ardhur shpresa si kësaj radhe. Pse? Prej jush! E gjithë përgjegjësia që ne marrim përsipër përpara qytetit të Tiranës do të nisë rrugëtimin e saj me të njëjtat parametra, me të njëjtën kursor, me të njëjtën energji që ju keni”, - u shpreh Basha në një party të organizuar nga të rinjtë e Tiranës.

Për tramvajin

Jam i përkushtuar për tramvajin dhe do të nis brenda 12 muajve të parë, me përfundimin e planit urbanistik, punën për linjën Kinostudio-Kombinat, sepse një linjë e dedikuar me kapacitete të larta do të bëjë të mundur jo vetëm transportin me cilësi më të mirë dhe me komoditet të qytetarëve në këtë linjë dhe më vonë në linjën tjetër,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›