E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë/ Sekuestrohet 4.45 kg heroinë

Pranga fierakut me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Policia kufitare e Kakavijës në Gjirokastër ka bërë të mundur sekuestrimin e 4 kilogramë e 650 gramë heroine dhe ka vënë në pranga Kristaq Mushën. Sipas policisë krahas masave të marra për përballimin e fluksit të emigrantëve të cilët kthehen për pushime policia kufitare ka intensifikuar masat edhe në drejtim të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore. Si rezultat i këtyre masave, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije , shërbimet e policisë kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije ditën martë rreth orës 01.00 të mëngjesit, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volcvagen Pasat me targa greke ATE 75 07, me drejtues mjeti Kristaq Musha ,42 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Portëz të rrethit Fier , i cili udhetonte për në Athine, poshtë kofanos së automjetit kanë konstatuar disa pako të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Heroinë.
Në vendngjarje kanë shkuar Grupi hetimor dhe Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , ku nga kontrolli i imtësishëm i automjetit rezultoi se, në kofanon e këtij mjeti, në pjesën plastike poshtë fshirseve të xhamave të makinës , u gjetën 9 pako të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Heroinë. Pakot ishin në formë paralelopipedi , të mbështjella me letër natriban ngjyrë kafe me një mbishkrim përsipër në të dyja krahët NAZIF.
Gjatë peshimit rezultoi se pesha e përgjithshme ishte 4 kilogramë e 650 Gramë .
Nga ana e Specialistëve të Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë Kristaq Musha për veprën penale "Trafik ndërkombëtarë i lëndëve narkotike. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pakot me lendë narkotike, automjeti, 2 aparate celular dhe i një karte SIM COSMOTE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›