E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet arsenalarmësh në Lezhë

LEZHE- Policia e Lezhës ka zbuluar një arsenal armësh të groposur në fshatin Shehër.

Sipas policisë, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e madhe armësh, 35 kg tritol dhe 100 granata dore të groposura që prej 10 vjetësh.

Armët e bllokuara kanë mjaftuar që policia t'i hidhte prangat në kushtet e flagrancës 40 vjecarit, Arben Simoni.

Ende nuk dihet sasia e armëve të sekuestruara pasi ato janë groposur të cmontuara.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›