SHBA, Serbisë: Luftoni ekstremistët në Qeveri
Përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurimit, Aleksander Vulf, pasi mirëpriti Presidentin serb, Boris Tadiç dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, foli me tone kritike kundrejt politikës së Beogradit dhe konkretisht kërkesës së fundit për “nevojën mbi një takim emergjent për situatën në Mitrovicë” të presidentit Tadiç, duke e cilësuar atë si të kamufluar dhe duke kujtuar se Beogradi nuk duhet të diskutojë vetëm gjëra që i leverdisin, por edhe të vërtetat e tjera. Ambasadori amerikan në OKB, zv/përfaqësuesi i përhershëm në Kombet e Bashkuara, tha në Këshillin e Sigurimit në seancën për Kosovën se, shpreh keqardhje për vdekjen tragjike të pediatrit boshnjak dhe plagosjen e 11 qytetarëve të tjerëve. “Znj. Presidente, ne shprehim keqardhjen për vdekjen tragjike të Dr. Mesud Dzekoviç, një pediatër me etni boshnjake, si dhe dëmtimet e disa të tjerëve që kanë ndodhur më 2 korrik në veri të Mitrovicës, lidhur me hapjen nga Qeveria e Kosovës të Qendrës Shërbimeve të Qytetarëve atje. Ne u bëjmë jehonë thirrjeve për qetësi dhe maturi të bëra nga Qeveria e Kosovës dhe bashkohemi me dënimin e dhunës dhe kërcënimeve. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve për të shmangur përshkallëzimin e tensionit. Siç kemi mësuar më shumë, po bëhet e qartë se ky ishte akt i izoluar penal dhe jo një akt i planifikuar terrorist”, tha Ambasadori amerikan. “Ne nxisim autoritetet lokale të zbatimit të ligjit, përfshirë edhe ato nga Policia e Kosovës dhe EULEX-it, që të vazhdojnë të hetojnë incidentin dhe për të siguruar që ata që janë përgjegjës për vepra penale, të mbajnë përgjegjësi. Ne mirëpresim ndihmën e ofruar nga KFOR-i në përgjigje të incidentit. Znj. Presidente, ne sinqerisht nuk mendojmë se një akt i izoluar penal i tillë si ai më 2 korrik të kërkojë takim urgjent në Këshillin e Sigurimit. Presidenti i Serbisë ka kërkuar për të takim urgjent, për të diskutuar mbi keqësimin serioz të situatës së sigurisë. Nëse ne jemi këtu për të diskutuar këtë situatë, duhet të diskutojmë kërcënimet kundër qytetarëve serbë të Kosovës, si rasti Petar Miletiç, i cili u qëllua më 5 korrik, pasi u akuzua si tradhtar i Serbisë. Nëse ne jemi këtu që të dënojmë provokimet, atëherë duhet të dënojmë provokimin e zyrtarëve të lartë të Qeverisë serbe, të cilët e quajtën çdo serb i Kosovës që mbështet Qeverinë e Prishtinës një bashkëpunëtor për terroristët shqiptarë. Më lejoni të përsëris atë që Presidenti Tadiç e përmendi në deklaratën e tij, diçka që ne biem plotësisht dakord me të. Ai tha se ajo që të gjithë duhet të bëjmë është të hedhim poshtë zërat ekstremistë, që gjejnë rehati në mënyrat e vjetra. Në këtë drejtim do të ishte mirë për të dëgjuar Presidentin Tadiç edhe për të denoncuar incidentin e 5 korrikut dhe deklaratat ekstremiste nga një anëtar i Qeverisë së tij. Qeveria e Serbisë u informua më parë mbi hapjen e qendrës së Kosovës në Mitrovicë. Ne u kërkojmë Qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të punojnë së bashku si fqinje për të evituar destabilitetin rajonal dhe për të parandaluar dhunën.