E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet festivali i bandave frymore



Nga data 10 deri 15 korrik, organizohet edicioni i pestë i Festivalit të Orkestrave frymore. Për herë të pare, paralelisht me festivalin organizohet dhe “Akademia Muzikore Verore”. Në këtë edicion marrin pjesë 20 orkestra dhe ansamble frymore nga vendi e rajoni. Prej 5 vitesh ky aktivitet është përfshirë në kalendarin e projekteve artistike e kulturore kombëtare që mbështeten nga MTKRS, si dhe një nga aktivitetet më të rëndësishme që zhvillohen në qytetin e Sarandës dhe Himarës. Sipas drejtorit artistik të festivalit, dirigjentit, Edmond Doko, për herë të parë një seksion i veçantë i tij do të jetë “Akademia Muzikore Verore”, një cikël seminaresh dhe mësimesh të hapura në ndihmë të instrumentistëve të rinj. Krahas orkestrave frymore të Bashkive Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë, Fier, Elbasan, Sarandë, të orkestrës frymore të Forcave të Armatosura, apo të ansambleve të ndryshme nga vendi, në këtë edicion marrin pjesë “KOA Brass Ensemble” dhe Filarmonia e Bashkisë “Ágias Paraskevis”, Athinë, “Macbrasskuintet” (Maqedoni) apo dhe “Banda Musicale di Contessa Entellina” (Itali). Në fund të aktivitetit, një juri e përbërë nga personalitete të fushës dhe do të vlerësojë me çmime orkestrat frymore pjesëmarrëse në festival.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›