“Më sulmoni, sepse jam simpatike”
Zonjusha shoqëruese misterioze e Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, në takimin e G20 në Kanada ka reaguar ashpër ndaj komenteve të medias mbi praninë e saj në delegacion, të cilat sipas saj, aludonin se ajo kishte rolin një shoqëruese kokete apo dame në krah të Berluskonit, gjë që ajo e mohoi. Ajo i vlerësoi si ligësi komentet mediatike, pas ngacmimeve nga gazetarët e “Corriere della Sera”, një prej mediave që e kishte komentuar bukuroshen e samitit. “Nuk jam kaq e rëndësishme”, thotë më pas ajo e buzëqeshur. Vajza tregon se jeton me prindërit e saj, i pëlqen shumë të bëjë politikë, por për momentin po përgatitet. Federica Gagliardi tani është kthyer në punën e gjetur pak javë më parë, asistente e sekretares së përgjithshme të rajonit Lacio. “Po përse më përshkruajnë kështu? Vetëm se jam bionde dhe simpatike? Po të isha e shëmtuar askush nuk do të më kishte vënë re”, thotë ajo për “Corriere”. Pas takimit me Berluskonin në fushatë “i kam kërkuar një eksperiencë ndërkombëtare dhe telefonata mbërriti. Unë jam e përgatitur, flas tri gjuhë”, thotë e ajo me bindjen se pas pak kohësh do të harrohet.