Përplasja në Lezhë dhe Shkodër
Dy rivalët për kreun e PS-së, Maqo Lakrori dhe Edi Rama, pritet të përballen me anëtarët e simpatizantët në qytetet e Shkodrës dhe Lezhë. Në të dy qytetet veriore të vendit, PS-ja ka dalë e humbur në këto zgjedhje. Në Shkodër, Rama pritet të ketë reagime nga baza socialiste, ku edhe kryetari i degës së PS-së, Edip Shiroka ka dalë kundër tij, duke i kërkuar dorëheqjen nga posti për shkak se ka humbur zgjedhjet parlamentare. Në qarkun e Lezhës, PS-ja ka marrë tre mandate, ndërsa në qarkun e Shkodrës kanë marrë 4 mandate, nga 11 që janë gjithsej. Dy kandidatët pritet t’i përgjigjen pyetjeve të bazës socialiste mbi zhvillimet e zgjedhjeve në vend.