E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet grupi që theu dhe vodhi 31 banesa

Policia arrestoi në flagrancë 17-veçarin me iniciale G.B, lindur në Kukës dhe Banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bëre pasi ditën e djeshme në orën 14.00, u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit te Policisë Nr.2, duke vjedhur banesën e një  shtetaseje, në rrugën “Medar Shtylla” ne zonën Komuna e Parisit.  Gjithashtu, u identifikuan si bashkëpunëtorë në disa vjedhje të kryera dhe u shpallën në kërkim shtetasit Arianit Muzhaqi, 24-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje, Ervin  Tavanxhi, 22-vjeç,  i dënuar më parë për vjedhje, si dhe Amand Pëllumbi, 23 vjeç.

Nga puna hetimore e deritanishme, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë kronologjike gjate vitit 2011-2012, dyshohen se janë autorë të vjedhjeve të 31 banesave në qytetin e Tiranës, duke përdorur mekanizmin e thyerjes se bravës. Në cilësinë e provës materiale, nga Policia janë u sekuestruar një Automjeti “Volksvagen GOLF 5”, me targa angleze, 13 televizorë LED, të markave të ndryshme, 6 kompjutera lap-top të markave te ndryshme, 30 çelësa për hapjen e banesave, 1 çelës automjeti Mercedes Benz, 4 kaçavida, 5 telefona celularë, si dhe një sasi vlerash monetare në lekë dhe euro.

Nga Komisariatet e Policisë Tirane vazhdojnë hetimet për kapjen e shtetasve te shpallur në kërkim dhe dokumentimin ligjore te disa veprave te tjera penale, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta autorë. Materialet procedurale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhje” të kryer në bashkëpunim. /Start/

                                                                                             2012-06-13 15:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›