Trafik me 2 mije euro drejt Greqise
Gjirokaster- Trafiku i klandestineve drejt Greqise, zbulon rrjetin qe do te siguronte 14 mije euro, perfitime ne nje rast te vetem. Policia e Gjirokastres beri te ditur se prangosi diten e djeshme te dyshuarin Sotir Rroshi, 26-vjec, ndersa shpalli ne kerkim Aleksander Velin, per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit".
"Dyshohet se te dy keta persona jane implikuar ne nje rast te trafikut te klandestineve me destinacion Greqine te tete personave nga rrethet e Beratit, Fierit dhe Lushnjes, te cilet do t'i paguanin per te hyre pa dokumente shumen prej 1600-2000 euro secili", thone burimet policore. Goditja e ketij rasti te trafikut te klandestineve eshte bere pas hetimeve disa javore te Policise se Gjirokastres. "Specialistet e Sektorit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor, per gati dy muaj me radhe kane mbajtur nen vezhgim levizjet e Sotir Rroshit, pasi dyshonin se se bashku me Aleksander Velin do te transportonin klandestine per ne Greqi", shpjeguan zyrtare vendore te policise per "KJ". Oret e para te dites se djeshme, ne aksin rrugor Gjirokaster-Kakavije, ne vendin e quajtur "Sofratike", sherbimet policore kane ngritur nje postbllok per ndalimin e tyre. Gjate mbajtjes nen vezhgim, efektivet vune re se te dy te ndaluarit kishin ne perdorim dy autovetura me targa greke, te cilat i kishin perdorur edhe here te tjera per transportin e klandestineve. "Kur te dy automjetet e dyshuara se transportonin klandestine kane mberritur prane postbllokut te ngritur prej nesh, iu eshte bere shenje te ndalojne, por Aleksander Veli nuk ka pranuar dhe eshte larguar me shpejtesi, nderkohe qe Sotir Rroshi nuk ka mundur dot t'i largohet postbllokut dhe eshte arrestuar ne flagrance", njoftoi policia vendore. Ne ndjekje te Velit jane vene grupet e gatshme dhe pas disa minutash, ne vendin e quajtur "Terihat", i dyshuari ka braktisur automjetin ne mes te rruges dhe eshte larguar per t'iu fshehur policise. Ne automjetin e braktisur qe drejtohej prej tij policia konstatoi 4 persona, nje cift nga Berati dhe nje nga Fieri. Ne automjetin e drejtuar nga Rroshi policia gjeti 4 persona te tjere, 2 femra dhe 2 meshkuj nga Lushnja e Fieri.
Rrefimi:"Do paguanim deri ne 2 mije euro per udhetimin"
Pas shoqerimit ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, te tete klandestinet i kane pohuar policise se do te paguanin nga 1600-2000 euro secili, per te hyre pa dokumente ne Greqi, nepermjet vijes se gjelber te kufirit, te ndihmuar nga dy te dyshuarit. Nga ana e policise eshte bere sekuestrimi i automjeteve ne cilesine e proves materiale, arrestimi ne flagrance i Sotir Rroshit dhe shpallja ne kerkim e Aleksander Velit. Mesohet se dosja i kaloi Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, per veprime te metejshme hetimore dhe ky eshte rasti i pare i nje perfitimi kaq te madh per nje rruge trafiku ne Greqi.
Blerim Kore