Tregtia, deficiti i 2007 arrin në 2.3 miliardë euro
• Thellohet edhe më shumë hendeku mes prodhimeve vendase dhe importeve.
Fabiola Çela
Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, defiçiti tregtar në 2007-ën arriti vlerën e 2.3 miliardë eurove, ose 27 për qind më i lartë se në vitin 2006. Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë edhe një herë, se prodhimet vendase nuk mjaftojnë për të plotësuar kërkesën konsumatore në vend, çka ka që bërë që raporti i mbulimit të importeve nga eksportet të jetë i ulët, 26 për qind.
Shpenzimet
Gjatë vitit të kaluar, Korporata ka rritur ndjeshëm importet e energjisë. “Kushtet jo të favorshme klimaterike dhe kërkesa e lartë e ekonomisë në zhvillim, kanë sjellë 3.5-fishim të importit të energjisë elektrike, në krahasim me vitin paraardhës”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore. Këto blerje i kanë kushtuar goxha shtrenjtë Korporatës, pasi çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit të kaluar u rrit ndjeshëm. Ndërkohë gjatë vitit të kaluar, të ardhurat nga turizmi kanë arritur në 1 miliard euro, ose 24 për qind më shumë se viti 2006. Por gjatë këtij viti shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para për pushimet jashtë kufijve të vendit. Sipas të dhënave nga BSH-ja, shpenzimet e shqiptarëve në udhëtimet jashtë shtetit kanë arritur në rreth 923 milionë euro. Transfertat korente si çdo vit marrin formë prej prurjeve nga emigrantët. Këto të fundit përfaqësojnë burimin kryesor të financimit të deficitit në tregti mallrash dhe shërbimesh. Gjatë vitit 2007 janë vlerësuar në nivelin 947 milionë euro me një rritje të lehtë vjetore prej 1.3 për qind ose 12 për qind e PBB-së. Prurjet nga emigrantët janë shoqëruar edhe nga transferta të tjera private dhe shtetërore, duke regjistruar 1 miliard euro transferta neto për vitin 2007.
Investimet
Gjatë vitit të kaluar janë rritur investimet e huaja direkte. Sipas të dhënave më të fundit nga BSH-ja, fluksi i investimeve të huaja direkte gjatë vitit 2007 regjistroi 463 milionë euro, me një rritje vjetore prej 205 milionë eurosh kundrejt vitit të kaluar. Kjo rritje ka ardhur veçanërisht nga investimet në fushën e komunikacionit, rezultat kryesisht i procesit të privatizimit si dhe rritjes së pranisë së kapitalit të huaj në sektorin financiar të ekonomisë shqiptare. Vitin e kaluar përfundoi odiseja e privatizimit të kompanisë fikse Albtelekom. Vlera e shitjes së kësaj kompanie ishte 120 milionë euro.
Raporti
2.3 miliardë euro deficiti tregtar
1 miliard prurjet nga turizmi
923 milionë euro shpenzimet e shqiptarëve jashtë shtetit
1 miliard euro transferta neto nga emigrantët
463 milionë euro investimet e huaja direkte