Zbulohet pas 25 vjetësh piktura origjinale e Van Gogut
Autori i Lajmit: redaksia
Zvole - Një pikturë e re origjinale e piktorit të famshëm holandez Van Gog, e cila ka qëndruar prej 25 vjetësh e mbyllur në një magazine dyqani në qytezën holandeze të Zvoles, është bërë më në fund publike. Vepra me titull "Le moulin de blute-fin" u ble nga pronari i muzeut, një matrapaz famëkeq në vitin 1975 në një dyqan francez arti. Por koleksionisti privat vdiq në vitin 1984 dhe prej atëherë, vepra përfundoi në magazinën e një dyqani në qytetin holandez. Pas analizave të ekspertëve të Van Gogut thuhet, pa më të voglin dyshim, se vepra 55 me 38 centimetra është krijim origjinal i piktorit të madh. "Le moulin de blute-fin" është pikturuar në vitin 1886, sipas Louis van Tilborgh, kuratorit të kërkimit në Muzeun Van Gogh në Amsterdam. Vepra u ble në vitin 1975 nga Dirk Hannema, i cili atëherë njihej si një kurator shumë i aftë, por dhe si matrapaz. Kur ai vdiq në vitin 1984, atij iu gjetën shumë vepra të çmuara të piktorëve Vermeer, Van Gog dhe disa tablo të Rembrandit. "Le moulin de blute-fin" u shfaq ditën e mërkurë në Museum de Fundatie në qytetin e Zvoles. Kuratori Van Tilborgh tha se ajo ishte pikturuar në vitin 1886, ndërsa artisti holandez jetonte në Paris. Ai tha se numri i madh i personave në të janë pikturuar në peizazhin e pazakontë të stilit të Van Gogut. Megjithatë, ajo kuptohet fare lehtë nga dikush që e njeh artin e piktorit për shkak të ngjyrave tipike të çelëta. Kanavaca ka gjithashtu të stampuar dhe stemën e një dyqani arti shumë të njohur dhe pigmentet që janë përdorur në pikturimin e saj janë shumë të ngjashme dhe me shumë punë të tjera të Van Gogut. “Piktura i shton magjinë punës së tij”, - tha kuratori. “Ti mund ta lidhësh atë me shumë punë të tjera të piktorit në atë periudhë, por jo me shumë prej tyre”. "Le moulin de blute-fin" është piktura e parë e Van Gogut që i është vërtetuar origjinaliteti që prej vitit 1995 dhe vepra e gjashtë që i shtohet listës së konfirmuar të pikturave të artistit që prej edicionit të fundit të katalogut standard që është botuar në vitin 1970. Van Gogu ka pikturuar rreth 900 punë në karrierën e tij të shkurtër. Ai vuante nga një sëmundje mendore dhe vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar në moshën 37-vjeçare (1890). Pretendimet e Dirk Hannemas se ai posedonte pikturën e Van Gogut, askush nuk i besoi. Megjithatë, e vërteta vonoi, por nuk harroi, pikërisht 25 vjet pas vdekjes së tij. Koleksionisti holandez mendohet të ketë paguar 5,000 gulden holandezë apo rreth 1100 euro për të siguruar veprën e çmuar, duke përfituar një vepër 16 herë më të lirë se vlera e saj e vërtetë. Ndërsa ai i referohej pikturës si një krijim origjinal i Van Gogut, askush nuk ia vuri veshin, madje e diskreditonin si mashtrues, sepse kur kishte blerë një pikturë të Vermeerit më 1937, një vit më pas ajo ishte zbuluar se ishte false. “Ai ruante shumë pjesë të artit botëror”, - thotë Van Tilborgh. Tragjedia e tij ishte pikërisht se mendonte për emra të mëdhenj”. Zoti Hennema e mbajti pikturën në shtëpinë e tij deri sa vdiq më 1984. Ajo u zhduk nga depoja e Museum de Fundatie për tu shfaqur dy herë në vitet 1993 dhe 2007. Muzeu kërkoi të verifikonte autorësinë e veprës në vitin 1993, por ekspertët e Amsterdamit u justifikuan se nuk kishin kohë. Hannema pretendonte se zotëronte dhe 3 piktura të tjera të Van Gogut, por një gjë e tillë nuk është provuar kurrë, të paktën deri në këto momente.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2010