SHBA: “Riçard Nikson, armiku numër 1 i Shqipërisë”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Tiranë, 13 gusht 1972 – Shqiptarët nuk e kanë kapërdirë ende mikpritjen që iu rezervua armikut të tyre numër 1, presidentit amerikan, Riçard Nikson, në Pekin. Megjithatë, Kina mbetet “prezenca” e vetme e jashtme më e rëndësishme këtu, dhe Shqipëria është i vetmi aleat i besuar, i cili e shikon veten të rrethuar nga të gjitha anët, pavarësisht paralajmërimeve për hapjen e matur tregtare në Evropën e mesme Perëndimore kohët e fundit. Po të marrësh në konsideratë fjalimet e pjesshme që u mbajtën në kongres, u duk qartë se udhëheqja shqiptare ka vendosur të mos marrë asnjë qëndrim të vendosur për sa u përket politikave të Kinës për të normalizuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera, të paktën për momentin. Gjithsesi, nga ajo që është mësuar, asnjë delegat kinez nuk ishte i pranishëm për të ndjekur punimet e kongresit të PPSH-së. Hidrocentralet, fabrikat e tekstileve, fabrikat e telave të bakrit dhe shumë industri të tjera të ndërtuara në të gjithë vendin me ekspertë kinezë dhe pajisje nga vendi aziatik, konsiderohen si “monumente të pavdekshme” ndaj miqësisë së “pathyeshme” shqiptaro-kineze. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për metalurgjikun e parë shqiptar të ndërtuar në qytetin e Elbasanit dhe 30 projekteve të tjera që Kina është përfshirë në planin 5-vjeçar, 1971-1975. Por edhe përpara çdo shenje paralajmëruese të një afrimi mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptarët ishin të ndjeshëm ndaj çdo lloj sugjerimi se kjo ishte thjesht “ndihmë”, apo se Kina ishte mbrojtësja dhe ata të favorizuarit. Për shqiptarët, kjo ishte një “ndihmë ndërkombëtare” ndërmjet dy partnerëve të barabartë, me Shqipërinë, e cila do të paguante rregullisht huatë nga prodhimi i brendshëm. Edhe sot e kësaj dite kjo është ende linja që mban partia. Sidoqoftë, jopublikisht, Sekretari i Parë i Partisë së Punës të Shqipërisë, Enver Hoxha, është shqetësuar nga kjo kthesë e re në sjelljet kino-amerikane, por e ka mbajtur përbrenda. Teknicienët kinezë dhe këshilltarët janë ende këtu në kryeqytetin shqiptar, duke vazhduar rutinën normale të përditshme të punës. Gjatë fundjavave ata i sheh të organizuar në grupe të vogla teksa shkojnë në plazh apo pinë diçka në baret e hoteleve afër provincave ku janë duke punuar. Porti kryesor tregtar i vendit, ai i Durrësit është i mbushur me anije të tonazhit të rëndë, ndërsa anije të tjera mallrash presin radhën për tu ankoruar e më pas shkarkuar. Shumica e tyre mbajnë flamurin kinez. Megjithatë, duhet theksuar se mund të ketë një lëkundje të asaj që udhëheqësi Hoxha mund të mendojë për të gjithë këtë. Vitin e shkuar, në shumicën e shesheve kryesore të qyteteve ishin vendosur pankarta me portretin e kryetarit Mao Ce Dun. Sidoqoftë, bashkëpunimi i Kinës vlerësohet ende shumë shpesh. Në fund të fundit, prej ndihmës së tyre Shqipëria ka arritur të përmbyllë 3 plane të suksesshme 5-vjeçare zhvillimi dhe ka shumë gjasa që dhe këtë të fundit ta përmbyllë me sukses. Kontributi në total i Kinës, pas prishjes së Hoxhës me Bashkimin Sovjetik më 1961, duhet të jetë afër 500 milionë dollarë. Se sa do të vazhdojë Kina të japë ndihmën e saj edhe pas vitit 1975, kjo mbetet një çështje për tu hamendësuar. Por një gjë është e sigurt, që deri atëherë, vendi i vogël prej 2 milionë banorësh dhe 28 mijë kilometrash katrorë kryesisht malor, do të ketë ndërtuar aq kapacitete industriale sa do të jetë në gjendje që të menaxhojë. Deri atëherë, ata do të kenë më shumë naftë nga sa u nevojitet. Madje, është planifikuar gjithashtu që shqiptarët të eksportojnë tepricën e energjisë drejt Jugosllavisë. Kinezët, për më tepër, i kanë thënë tashmë Hoxhës se ai duhet të hedhë sytë nga vendet e rajonit në lidhje me nevojat e ardhshme në industritë e konsumit. Përpara udhëtimit të Niksonit në Kinë, Shqipëria kishte nisur të lëvizte pak nga pak më afër fqinjëve të saj. Që prej atëherë, janë rivendosur lidhjet me Greqinë, Jugosllavinë dhe shumicën e shteteve të Evropës Perëndimore dhe Skandinavisë. Kamionë frigoriferikë shkojnë në Veri dhe Perëndim me fruta perime të freskëta me prodhim të hershëm. Por izolimi ideologjik i vendit është ende aktual, kryesisht kundër ideve të huaja, edhe pse shumë pak gjëra mund të kontrollohen, pasi kanalet televizive italiane dhe Tom Xhons hyjnë në shtëpitë e shqiptarëve. Slogani kombëtar, i vendosur kudo është ende klisheja e Hoxhës: “Në njërën dorë pushkën, në tjetrën kazmën”. Duke parë historinë, vendi ka një të shkuar heroike, pavarësisht melodramës së disa prej qëndrimeve të tij. Ajo çka të tërheq tek majtistët e rinj që shikon këtu është krenaria, pavarësia absolute dhe barazia e dukshme, megjithëse, është një barazi në kushte mjerane jetese. Ka një kult të Hoxhës, por diplomatët perëndimorë thonë se askush tjetër nuk mund ta mbante tjetër vendin të bashkuar pasi Sekretari i Parë i PKBS-së, Nikita Hrushov, ndërpreu ndihmën ekonomike dhe tërhoqi ekspertët nga vendi. Nëse në këtë vend ka një klasë të re, duhet thënë se ajo e mban veten shumë mirë të fshehur. Në dy javë që unë i rashë kryq e tërthor vendit, pashë vetëm 20 autovetura, shumë kamionë dhe mjete të vogla shumë rezistente. Pasi ministritë mbyllin ditën e tyre normale të punës, rrugët vërshohen nga biçikletat, shumica kineze. Gratë punojnë ende në fusha, por ato paguhen njëlloj si burrat dhe përfitojnë shërbim pa pagesë shëndetësor gjithashtu.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2010