Bashkim Hoxha: “Opozita po pëson atë që gatoi vetë para zgjedhjeve”
Autori i Lajmit: S.T
Bashkim Hoxha
Çfarë fitoi dhe çfarë humbi opozita me kthimin në Kuvend?
Kjo loja me të fituar dhe të humbur më duket se demonstron më së miri stadin primitiv dhe rapsodik të politikës shqiptare. Shpesh herë këmbënguljet për qëndrime të caktuara politike, lidhen me shqetësimin për dobësimin ose forcimin e imazhit të një force politike. Në sytë e kujt? Populli është aq i lodhur dhe e ka pothuajse të qartë se shpeshherë qëndrimet politike nuk mbështeten në motivet që deklarohen me zë të lartë. Unë mendoj se “politika e re” duhet të bëjë një llogari tjetër: çfarë fiton dhe çfarë humbet qytetari. Qytetarët janë të lodhur dhe zgjidhja që u dha dje mund të ishte dhënë me kohë, pa na marrë për dore të tjerët. Kur dëgjoj historitë me humbës dhe fitues nga radhët e politikës, mua më duket se ne jemi në nivelin e një politike të vjetër sedërlije, nga e cila distancimi do të na bënte mirë. Shpeshherë politika është e pacipë në vendimet që merr në dëm të qytetarit dhe është kaq “e turpshme” përballë humbjes apo fitores se imazhit.
Opozita as humbi, as fitoi. Ajo thjesht vonoi një variant zgjidhjeje duke i lodhur njerëzit.
Cili është opinioni juaj për një largim të dytë të PS-së nga salla e Parlamentit?
Nuk besoj se politika do të kthehet në një lojë fëmijësh, siç shkruante një e përditshme “ngriva-shkriva”. Problemet me të cilat ndeshet vendi janë madhore dhe kjo kërkon qëndrime serioze dhe luftë institucionale. Lufta institucionale, edhe pse nuk mund të përmbysë një qeverisje, siç e bëjnë protestat e rrugës, sjell një dobi më të madhe për demokracinë: konsolidon institucionet. Dhe për demokracinë institucionet janë gjëja
më e rëndësishme.
Beteja për hapjen e kutive a i ka eklipsuar problemet e përditshme të njerëzve, në veçanti ato që lidhen me krizën ekonomike dhe problemet e qeverisjes?
Sigurisht. Aq sa të krijohet përshtypja se në ato kuti është në duar vetë mirëqenia e qytetarit në jetën e përditshme. Është e vërtetë se transparenca e zgjedhjeve është një element substancial i demokracisë, por po kaq i rëndësishëm është edhe fakti se përse u lejuan manipulimet e pretenduara. Në fund të fundit, opozita po pëson atë që gatoi vetë me lojërat bipartizane dhe festimin e parakohshme të fitores së imagjinuar. Ato kuti, në se ka korrupsion zgjedhor, unë nuk i shoh të ndara nga një realitet ku korrupsioni është i pranishëm në çdo fushë. Për të luftuar korrupsionin zgjedhor duhet të krijohet një front më i gjerë përtej kutive të votimit, duhet luftuar korrupsioni i shoqërisë në përgjithësi, varfëria që çon në shitje të votës për “pesë lekë”, anarkia e kritereve që lançon njerëz pa merita, e të tjera fenomene që kutinë e kanë vetëm si një epilog. Për të ndryshuar epilogun duhet të ndryshojë në mënyrë frontale mentaliteti i shoqërisë dhe raportet e politikës me jetën e përditshme, me përfaqësimin, me qeverisjen e mirë dhe interesat që stimulojnë deformimin apo mbarëvajtjen e demokracisë. Pra, për të mbërritur tek epilogu, kërkohet shumë mund për të ndrequr probleme të tjera të rëndësishme të shoqërisë, ku kërkohet kontributi si i mazhorancës ashtu edhe i opozitës. Vetëm atëherë kemi të garantuar për nesër votën e lirë.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2010