Zbulohet punishtja, konjak e raki me pulla false
10/03/2009 Antikrimi Ekonomik shpartallon fabrikën e pijeve, kapen tre persona
Dy të tjerë arrestohen nga Antikrimi Ekonomik me 2880 palë këpucë kontrabandë
TIRANË- Antikrimi Ekonomik në policinë e Tiranës pas finalizimit të shumë operacioneve të suksesshme, dje organizoi dy aksione, ku u bllokua një fabrikë pijesh dhe disa këpucë kontrabandë. Operacioni blic u kodua “Konjaku i lirë” dhe u arrestuan Qemal Xhafaj, 30 vjeç, Fatmir Koleci, 59 vjeç dhe Nazmi Kurti, 48 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të kryer në automjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kuti me nga 12 shishe 0.750 litërshe me etiketa “Konjak Skëndërbeu”. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Bab Rexha”, në ambientet e banesës së Fatmir Kolecit, ai u kap në flagrancë duke mbushur shishe me pije të ndryshme alkoolike, me etiketa “Konjak Skëndërbeu”, “Fërnet”, “Raki Grapa”, “Vodka”. Po ashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1500 copë pulla fiskale të falsifikuara, 20 arka me nga 12 shishe 0.750 litërshe me etiketa false “Konjak Skëndërbeu”, 15 arka me nga 12 shishe 0.750 litërshe me etiketa false “Fërnet”, 5 arka “Raki Grapa”, 35 arka “Konjak Skëndërbeu”, “Fërnet”, “Raki Grapa” “Vodka”, 2 arka me rreth 5000 tapa shishesh të ndryshme, 2 fuçi plastike 50 litërshe e dyshuar si pije konjak, 2 fuçi plastike 50 litërshe e dyshuar si pije raki grapa, etj. Sakaq, i njëjti sektor kapi dje Petrit Rexhmatin, 28 vjeç dhe Hakik Korbin, 46 vjeç sepse transportonin 2880 palë këpucë, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.