Vijojnë akuzat për infrastrukturën shkollore
10/03/2009 Bashkia e Tiranës
Ngritja e një godine shkollore për komunitetin e Bregut të Lumit ka bërë që Bashkia e Tiranës edhe gjatë ditës së djeshme të hedhë akuza ndaj qeverisë për pengim të përmirësimit të infrastrukturës arsimore. Sipas nënkryetarit të këtij institucioni Eduar Shalsi, qeveria po mban peng ambientet që duhet ti përkasin komunitetit duke mohuar të drejtën qytetarëve të kësaj zone që të kenë një godinë të tyren për arsimimin e fëmijëve. “Ringremë zërin për padrejtësinë e madhe sociale që po bën Sali Berisha ndaj komunitetit të Bregut të Lumit dhe për dyfytyrësinë e pashembullt të këtij simboli të politikës së vjetër, që në televizion akuzon Bashkinë e Tiranës se nuk ndërton shkolla, kurse në zyrën e tij të punës tjetërson pronat dhe pasuritë e përbashkëta në prona private”, - ka pohuar Shalsi. Ndërkohë ka shtuar se trualli i Bregut të Lumit është një fakt konkret, rast tipik i abuzimit të Sali Berishës me trojet që i kemi kërkuar për shkolla, ku pretendohet se janë ende raste të shumta të ngjashme me atë të kësaj zone. “Të tjera fakte do të japim në ditët në vijim mbi politikën që bllokon shkollat e reja për të zgjeruar oborrin e Kryeministrit në kurriz të pronave publike”, - ka përfunduar Shalsi.