Zgjedhjet, Meta e Koçi zyrtarizojnë bashkëpunimin
10/03/2009 Koalicionit të majtë të drejtuar nga LSI-ja i bashkohet PSV ‘91
“Marrëveshja garanci e një qeverisjeje të majtë e progresiste pas 28 qershorit”
Koalicionet parazgjedhore brenda kampit të majtë po vijojnë formësimin e tyre. Zgjedhjet
parlamentare të 28 qershorit kanë përvijuar çdo ditë e më shumë ndarjen në dy boshte të partive përbërëse të opozitës. Koalicionet janë të përqendruara pikërisht në bazë të këtyre dy boshteve: nga njëra anë Partia Socialiste me aleatët e saj, në anën tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim me partitë e afruara në këtë koalicion. Qëndruar te ky koalicion, ishte pikërisht Partia Socialiste e Vërtetë ’91, një tjetër aleatë që nënshkroi dje marrëveshjen parazgjedhore me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një marrëveshje e tillë synon së pari të realizojë një konkurrim në një koalicion të përbashkët zgjedhor, me lista të veçanta për secilin subjekt politik të kandidatëve për deputetë. Së dyti, koalicioni do të ketë një program të përbashkët zgjedhor dhe qeverisës, i cili do të integrojë prioritetet politike të dy partive. Gjithashtu kjo marrëveshje ka vlerë edhe për angazhimin paszgjedhor të dy forcave politike në bashkëqeverisjen e ardhshme. Kreu i LSI-së Ilir Meta, duke u ndalur në këtë marrëveshje, u shpreh se “firmosja e sotme është një garanci shumë e rëndësishme për fitoren e koalicionit tonë në zgjedhjet e ardhshme, për triumfin e zgjedhjeve progresiste dhe për garantimin e një qeverisjeje të majtë dhe progresiste pas 28 qershorit”. Njëkohësisht, referuar po kësaj marrëveshje, kreu i LSI-së shprehu bindjen se ajo është një garanci shumë e rëndësishme për fitoren e këtij koalicioni më 28 qershor. “Jo vetëm që kasta e Sali Berishës do të marrë fund me votën e shqiptarëve, por nuk do të ketë as rotacion kaste. Qeverisja do t’u kthehet njerëzve, do t’u kthehet qytetarëve dhe do t’u shërbejë atyre për t’u dhënë zgjidhje problemeve më të rëndësishme dhe më jetike në luftën kundër varfërisë”, - vlerësoi Meta lidhur me këtë çështje. Ndërkohë edhe kreu i PSV-së ’91 Petro Koçi e vlerësoi marrëveshjen si mjaft të rëndësishme për fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit. “Ne nga kjo tribunë bashkëpunimi u bëjmë thirrje të gjithë të majtëve, gjithë socialistëve të vërtetë kudo që të jenë që më 28 qershor t’u drejtohen pa ngurrim kutive të votimit për të fituar zgjedhjet, sepse zgjedhjet do t’i fitojë ai bllok politik që tërheq në procesin e votimit më shumë mbështetës sesa blloku tjetër”, - u shpreh Koçi. Ndalur te sondazhet e publikuara së fundi, kreu i PSV-së ’91 theksoi se “denoncoj sondazhet e fabrikuara nga oligarkia në pushtet, nga oligarkia konsensuale, e cila ndoshta qysh nesër, por edhe me vonë, do të kërkojë të influencojë dhe tmerrojë opinionin publik me sondazhe të falsifikuara. Tashmë është e qartë se qytetarët e Republikës së Shqipërisë janë kundër oligarkisë së 21 prillit, datë e cila i dha imunitet qeverisjes së keqe të këtij vendi, qeverisjes së sotme, por edhe të atyre që guxojnë të fotokopjojnë të njëjtin model për vitet e ardhshme”. Sipas tij, ky koalicion bashkëpunimi, që është garancia që në vitet e ardhshme këtij koalicioni të së keqes të mos i japim asnjë shans, e gjitha kjo vetëm nëpërmjet votës së lirë dhe të ndershme të qytetarëve.
Synimi
Marrëveshja LSI-PSV ‘91 synon së pari të realizojë një konkurrim në një koalicion të përbashkët zgjedhor, me lista të veçanta për secilin subjekt politik të kandidatëve për deputetë. Së dyti, koalicioni do të ketë një program të përbashkët zgjedhor dhe qeverisës, i cili do të integrojë prioritetet politike të dy partive. Gjithashtu kjo marrëveshje ka vlerë edhe për angazhimin paszgjedhor të dy forcave politike në bashkëqeverisjen e ardhshme.
Deklarata
Kreu i LSI-së, Ilir Meta referuar marrëveshjes me PSV ’91 shprehu bindjen në fitoren e këtij koalicioni në 28 qershor. “Jo vetëm që kasta e Sali Berishës do të marrë fund me votën e shqiptarëve, por nuk do të ketë as rotacion kaste. Qeverisja do t’u kthehet njerëzve, do t’u kthehet qytetarëve dhe do t’u shërbejë atyre për t’u dhënë zgjidhje problemeve më të rëndësishme dhe më jetike në luftën kundër varfërisë”, tha Meta.