E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet qendër prostitutash, pranga për dy shfrytëzuesit

Antitrafiku Policia e kryeqytetit arreston edhe një vajzë 19-vjeçare, që u kap duke ushtruar prostitucion

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për shfrytëzim prostitucioni, ku është zbuluar edhe një bazë, ku çoheshin prostituta. Burimet policore të kryeqytetit thanë se strukturat e hetimit të krimit kanë bërë të mundur realizimin e një tjetër operacioni, të realizuar gjatë orëve të vona të natës nga specialistët e seksionit kundër trafiqeve, të cilët bënë të mundur arrestimin e tre personave. Në pranga përfunduan Jeton Bardhyl Torozi, 24 vjeç, banues në Tiranë, Edmond Selmani, 28 vjeç, banues në Tiranë, të arrestuar më parë për “trafikim të femrave” dhe M. P., 19 vjeçe, banuese në Durrës, e arrestuar për veprën penale të “ushtrimit të prostitucionit”. Arrestimi i vajzës së re u bë pasi u kapën në flagrancë në ambientet e një hoteli të ndodhur në afërsi të lokalit “Fresku”, duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt shumës së parave 7 mijë lekë me një person. Ndërkohë, ndalimi i Jeton Torozit dhe Edmond Selmanit është bërë se pas një hetimi ndaj tyre, u konkludua që ata kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme të Tiranës edhe dy vajza të tjera 19-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare, kundrejt përfitimit të parave që variojnë nga 7 mijë deri në 10 mijë lekë. Pas kontrollit të ushtruar ndaj tyre në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet tip “Volkswagen”, me targa TR 8228 I, një sasi e konsiderueshme parash dhe gjashtë celularë. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Trafikimit të femrave” dhe “Ushtrimit të prostitucionit”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›