E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet sekreti i violinave të Stradivarit

Shkencëtarët që prej vitesh përpiqen të zbulojnë arsyet e tingullit të veçantë të violinave të famshme Stradivari besojnë se mund ta kenë gjetur përgjigjen.

Duke përdorur rrezet X, studiuesit holandezë kanë parë se druri, me të cilin janë bërë violinat 300-vjeçare, ka një densitet të ndryshëm nga ai që përdoret për instrumentet moderne të ditëve të sotme.

Shkencëtarët besojnë se arsyeja duhet kërkuar në faktin se rritja e pemëve ishte disi ndryshe në shekullin e 17-të, për shkak të klimës së atëhershme.

Ekspertët thonë se për shkak të një periudhe të shkurtër shumë të ftohtë në fillimin e viteve 1700, pemët rriteshin më ngadalë dhe shfaqnin shenja të njëjta rritjeje gjatë të gjitha stinëve. Stradivari mund të ketë qenë një mjeshtër i madh por mund të ketë pasur edhe një fat jashtëzakonisht të rrallë ngase kushte të tilla të motit nuk janë përsëritur në Evropë që prej asaj kohe. Mjeshtri italian, Antonio Stradivari, ka prodhuar vetëm 600 violina, secila prej të cilave vlerësohet në miliona dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›