E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet seriali i gënjeshtrave të Lindës

23-01-2013 / Gazeta 55

Pas pasurisë me Kurbanin, tani Lindës i dalin të palarat edhe lidhur me tokën në Dajt. Çmimi prej 2 dollarësh për metër katror nuk jepet as në lartësitë e Korabit, lëre më në zonën turistike më ekskluzive, në afërsi të kryeqytetit

E futur në një rreth vicioz, Linda Rama, por edhe Edi Rama, nuk po mundte të dalin dot.
Janë “provat në vendin e krimit”, sikurse pallati pesëkatësh te Rruga “Qamil Guranjaku”, apo vila luksoze në ndërtim e sipër në Surrel, ndërtimi i të cilave nuk mund të justifikohen me të ardhurat e një pensionisti apo vetëpunësuari, apo edhe me kursimet e dy bashkëshortëve Rama.
Denoncimi më i fundit, i çmimit të blerjes së truallit në Surrel, me shumë gjasa në emër të Linda Ramës, për poseduesen e kësaj pasurie të patundshme është një shpjegim më shumë që ajo duhet të japë. Është qesharake të pretendojë dikush sot, qoftë edhe i pa informuar për tregun e pasurive të patundshme, se një metër katror në Surrel, fshat në zonën  emalit të Dajtit, të blihet me rreth 250 lekë (të reja), meqenëse kështu ka qejf Linda Rama të falsë për punët e lekëve. Dhe ti thuash dikujt sot se më se 4 mijë metër katrorë tokë, ku Linda  dhe Edi Rama, po ndërtojnë “një vilë të vogël”, është blerë me vetëm pak më shumë se 1 milionë lekë (të reja), meqenëse kështu ka qejf Linda Rama të falsë për punët e lekëve, e sigurt se do të skandalizohej.
Por s’ka asgjë për t’u skandalizuar. Kaq i ka blerë dy pasuri të patundshme Linda Rama (njëra mbi 2500 m2 dhe tjetra mbi 1500 m2).
Të jetë gënjeshtër kjo, apo tentativë për fshehjen e detyrimeve ndaj shtetit, me këto transaksione.
Sido që të jetë, një tjetër gënjeshtër mbetet, në serialin e gënjeshtrave të Linda Ramës, të cilat që pas daljes më të fundit të saj publike, këto gënjeshtra, po prodhojnë njëra-tjetrën.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›