Zbulon sëmundjen e pashërueshme,vret veten me armë inspektori i policisë
10/06/2011 43-vjeçari Beqir Dauti u gjet i vetëvrarë me plumb në kokë
TIRANË- Inspektori i policisë nuk e duroi dot faktin e zbulimit të sëmundjes së pashërueshme, ndaj vendosi t’i jepte fund jetës me pistoletën e punës. Nga burimet e policisë mësohet se një person ka vrarë veten mesditën e djeshme në Tiranë. Nga informacionet e 43-vjeçari Beqir Dauti, inspektor në rajonin numër 3 të policisë, ka qëlluar veten me pistoletë në shtëpinë e tij. Ngjarja ndodhi në banesën e tij në rrugën “Don Bosko”, ndërsa një ndër motivet e dyshuara paraprake që e shtynë 43-vjeçarin Beqir Dauti, baba i dy fëmijëve, drejt këtij akti ekstrem, mendohet të jetë zbulimi i një sëmundjeje të pashërueshme, çka i ka sjellë edhe një gjendje dëshpëruese. Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje. Deri më tani, një ndër pistat konkrete në të cilën është përqendruar hetimi, mbetet ajo e gjendjes së rënduar psikologjike, pas zbulimit të sëmundjes. Kolegët e tij e përshkruajnë si njeri korrekt dhe të përkushtuar në punë, teksa edhe nga dëshmitë e familjarëve, nuk është mësuar ndonjë konflikt i ashpër që mund t’i ketë sjellë shqetësime. Trupi i pajetë i të ndjerit do të përcillet sot për në banesën e fundit.