E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata vendos “arrest me burg” për nipin e deputetit Dash Peza

10/06/2011  Armand Peza qëlloi me automatik efektivin e RENEA

TIRANE-Armand Peza, nipi i deputetit të PS-së Dashamir Peza është lënë nga gjykata nën masën e ‘arrestit në burg’, pasi u konstatua se ai ishte autori i goditjes me armë të efektivit të RENEA dhe poseduesi i një arsenali armësh të sekuestruara prapa shtëpisë muze në fshatin Pezë. Vetë autori i kësaj ngjarje është shprehur në gjykatë se kishte qëlluar me automatik efektivin e RENEA-s, por nuk e dinte se ai ishte polic. Konflikti ka ndodhur në ambientet e një lokali ku pas një sherri banal me pronarin, konflikti është zhvendosur në një tavolinë me tej ku po qëndronte efektivi i policisë. Palët fillimisht kanë shkëmbyer fjalë të ndërsjellta dhe më pas, i arrestuari Peza ka shkuar në banesë dhe nga ku është kthyer më pas me një automatik duke qëlluar në drejtim të policit dhe automjetit të tij. Efektivi i RENEA-s ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit për ta trembur si dhe i ka bërë thirrje se ishte polic. Pas kësaj Peza është tërhequr duke u larguar. Ndërkohë për shokun e tij Xhimi Hasanbega togat e zeza kanë vendosur masën ‘detyrim paraqitje’, pasi mësohet se ai nuk është implikuar në këtë ngjarje kriminale, por thjesht ka qenë i pranishëm ambientet e lokalit ku ndodhi dhe ngjarja në fjalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›