E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeka: Sërish do të bëhem pronar i “këpucës së artë”

Nga Prishtina, Fatmir Bytyci
Njëri ndër sulmuesit më të mirë në futbollin e Kosovës, Haxhi Zeka, anëtar i kampionit në fuqi, Besës së Pejës, në përballjen e fundit të dielën kundër Gjilanit, ka realizuar tregolësh dhe tashmë prinë në emëroren e golashënuesve më të mirë me 14 gola, dy më pak se përcjellësi Elvis Osmani i Trepcës '89. "Natyrisht se jam i lumtur që kam shënuar tregolësh. Kjo ka ardhur falë lojës së mirë që ka treguar skuadra", - është shprehur Zeka. "Skuadra tashmë është në formë shumë të mirë. Nëse do të vazhdohet më këtë ritëm të lojës sonë ne do t'ia dalim ta mbrojmë titullin e kampionit". Sipas tij, loja e mirë e ekipit do t'i mundësojë që edhe në këtë edicion të jetë shënuesi numër një në elitën e futbollit. "Aktualisht në klub mbrëtëron një atmosferë shumë e mirë. Kemi arritur rezultatet e dëshiruara dhe besoj se do të vazhdojmë me rezultatet të mira që jemi më afër qëllimit tonë. Krahas rezultateve që kërkojmë mund të arrij që serish të jem numër një në listën e realizatorëve më të mirë në futbollin kosovar", - ka thënë Zeka. Në Pejë do të vendoset titulli i kampionit Sulmuesi pejanë thotë se në vazhdim do të jetë luftë e fortë në mes skuadrave që synojnë titullin e kampionit. "Në garat vijuese do të zhvillohet një betejë e fortë në rrugëtimin drejt titullit të kampionit. Shumëcka mund të përcaktohet në ndeshjen e radhës ndërmjet Trepcës '89 dhe Prishtinës, që do të zhvillohet në Mitrovicë", - thotë Zeka. "Bazuar në rrjedhën e garave, titulli i kampionit do të përcaktohet në Pejë, në përballjen që do ta kemi me skuadrën e Prishtinës. Jam bindur se Besa, ka fuqi që edhe në këtë kampionat të stoliset me titullin e kampionit".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›