Çfarë paqeje në Peqin: Shkumbini – Besa 3 - 3

ASA (Albania Sport Agency) - Shkumbini e Besa prodhuan një rezultat befasues me plot 6 gola në fushën sportive të Peqinit, nga tre për secilin formacion në barazimin 3-3 të arritur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të edicionit të 55-të të Kupës së Shqipërisë.
Kapiteni i peqinasve, Roland Dervishi celi serinë e golave në minutën e 9, për ta dyfishuar rezultatin pesëmbëdhjeta minuta më vonë, duke i dhënë edhe avantazhin e parë Shkumbinit në një stadium të mbështetur nga më shumë se 4 mijë shikuesë të tifozerive respektive.
Beratasi i Besës, Emiljano Veliaj me dy kryevepra të tij, fillimisht në minutën e 39, dhe të dytën tridhjetë minuta më pas, në të 69', vendosi ekuilibrat e përkohshëm.
Pesë minuta para përfundimit të takimit, Cela, realizoi golin e tretë për vendasit në të 85, për ta cuar rezultatin në 3-2, përpara se kapiteni i Besës, Renato Arapi të mbyllte llogaritë e takimit, kur shënoi në minutën e 92 golin e barazimit.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet, më 25 prill 2007 (ora 14:30) dhe Besës së Vasil Bicit i mjafton cdo barazim duke nisur nga 0-0, 1-1, 2-2 ose dhe thjesht një fitore minimale.
GJYSMËFINALET
Grupi 1, 11 prill 2007
Shkumbini – Besa 3-3
Shënues: Dervishi 9' e 26', Cela 85' / Veliaj 39' e 69', Arapi 90' +2
Fusha sportive e Peqinit, ora 15:00
Gjyqtarë: Albano Janku, E.Miho-D.Rexha
25 prill 2007, ora 14:30: Besa - Shkumbini