E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ, as pro, as kundër kodit

Ashtu si republikanët, edhe PBDNJ-ja, e drejtuar nga Vangjel Dule, deri më tani nuk ka bërë publik ndonjë qëndrim të sajin zyrtar për Kodin e ri Zgjedhor. Drejtuesit e PBDNJ-së nuk janë bërë pjesë e debatit politik, duke pritur që në Kuvend të paraqitet kodi i plotë dhe më pas të bëhet diskutimi rreth tij. Aktualisht, partitë e vogla, të majta dhe të djathta, me në krye LSI-në dhe PDK-në, janë shprehur kundër kodit. Shqetësimin e tyre, ato ia kanë bërë të ditur në një takim edhe Presidentit të Republikës. Në takim, drejtuesit e partive politike janë shprehur se, për të mbrojtur votën, do të hyjnë në grevë urie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›