Trapattoni trajner i ri i Libisë?

Italiani Giovanni Trapattoni ka zbuluar ofertën që i është bërë për postin e trajnerit në kombëtaren libiane. Kjo kishte ndodhur para shpërthimit të luftës civile. Por, italiani e kishte refuzuar ofertën, për të vazhduar punën me kombëtaren irlandeze. Ndërkohë që kontrata me përfaqësuesen e Irlandës është në përfundim dhe një marrëveshje e re duket e vështirë.
Mediat italiane flasin për një ofertë të re të Libisë, në kohën kur shteti tashmë, nuk është më në diktaturë, dhe italiani 72 vjeçar mund të jetë ai që do të ngrejë cilësinë e kombëtaren futbollistike të shtetit tashmë të lirë.