E Diel, 1 Nëntor 2026

Fratini, në një mision të pamundur në Tiranë. Koha e dialogut ka skaduar

Fratini-Berisha

Mediat italiane kanë konfirmuar faktin e vizitës së ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratini dhe homologut të tij grek, Stavros Lambrinidis.

“Osservatorio” shkruan se dy ministrat do të përpiqen që të bindin palët politike në Shqipëri që të nisin dialogun, gjë që është e nevojshme për ecjen e vendit drejt Bashkimit Europian.

Fratini dhe homologu i tij grek do të takohen me presidentin Topi, kryeministrin Berisha, ministrin e Jashtëm, Haxhinasto dhe kreun e opozitës, Edi Rama.

Megjithatë, sipas mediave italiane, pavarësisht optimizimit të komunitetit ndërkombëtar, me situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 8 majit dhe ngjarjeve të 21 janarit, dhe me klimën mosbesuese që ekziston mes palëve në Shqipëri, nuk pritet që vizita e Fratinit dhe Lambrinidis të ketë sukses.

Për mediat italiane, edhe pse të dyja palët kanë deklaruar se janë të gatshme për dialog, duket se koha e dialogut në Shqipëri tashmë ka skaduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›