Çelet qendra për trajtimin e fëmijëve me autizëm
Qendra e re që do trajtojë fëmijët që vuajnë nga sëmundja e autizmit u çel dje në ditën botërore të tyre. Ishte fondacioni “Fëmijët Shqiptarë, Domenick Scaglione”, i drejtuar nga zonja Liri Berisha, që preu shiritin e inaugurimit. “Nuk kanë kaluar as 9 muaj nga konferenca ndërkombëtare e autizmit, ku fondacioni “Fëmijët shqiptarë” premtoi për ngritjen e një qendre kombëtare të zhvillimit të fëmijëve. Që nga ajo ditë, trokitjet dhe telefonatat në fondacion kanë qenë pothuajse të përditshme nga prindër të dëshpëruar që kërkonin ndihmë për fëmijët e tyre” tha zonja Berisha. I pranishëm në ceremoni ishte dhe Kryeministri Sali Berisha, i cili falënderoi fondacionin. Ai nuk la pa përmenduar edhe biznesmenët që ndihmuan në realizimin e këtij projekti, i cili sipas Kryeministrit ështe një hap i madh drejt trajtimit të një problemi që është harruar nga mbarë shoqëria. “Arritëm të përqendrohem, fatkeqësisht për ne, në një problem të harruar, të injoruar. E them, të pafalshme. Harresën e shoqërisë në tërësi, fondacioni e solli në qendër të vëmendjes. Një problem në të cilin sa më shumë ta vështrosh dhe ta trajtosh, aq më gjerë i gjen përmasat e tij” u shpreh Berisha. Në qendrën e krijuar do të jetë i pranishëm për t’ju ardhur në ndihme fëmijëve, të moshave të ndryshme që vuajnë nga autizmi, mjeke, psikologe logopedisë, terapiste, të licencuar në vende të tilla si Kanada, SHBA, Francë, Itali. Po dje Ministria e Punës, organizoi dje konferencën për Realizimin e Objektivave të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët “ Strategjia Kombëtare për Fëmijët, e miratuar në vitin 2005, është një strategji ambicioze, që synon respektimin e të drejtave për të gjithë fëmijët dhe se, në zbatim të saj dhe të programit të Qeverisë”u shpreh ministri Gumi.