Zëvëndeskryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Europian priti sot në një takim Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Gjermanisë në Tiranë, z. Hans-Peter Annen. Z Annen i
Zëvëndeskryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Europian priti sot në një takim Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Gjermanisë në Tiranë, z. Hans-Peter Annen.
Z Annen i percolli znj. Meksi vleresimet e larta të qeverisë gjermane për përgjegjësinë e marrë nga kjo e fundit, duke u shprehur për rolin e saj konstruktiv dhe të ekuilibruar të treguar gjatë experiences së gjatë 12 vjecare në politike.
Znj. Meksi vlerësoi emërimin e z. Annen në detyrën e re të ambasadorit, si shprehje e vlerësimit dhe vullnetit të mirë të qeverisë gjermane për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, bazuar në eksperiencën e mëparshme të z. Annen ne cështjet e Ballkanit. Ndër te tjera znj. Meksi theksoi se, "integrimi europian i Shqiperise do te vijë ne mënyrë të natyrshme, duke ecur paralelisht me thellimin e reformave dhe permbushjen me sukses te angazhimeve. Eksperienca juaj ne vendet ne tranzicion, në përpjekjet e tyre për integrimin europian do të përbëjë një aset të rëndësishëm të bashkëpunimit tonë. Nënshkrimi i Marrëveshjes se Asocim-Stabilizimit me Bashkimin Europian nuk përbën qëllim në vetvete, dhe as nuk është pjesë e një kalendari të paracaktuar." –iu drejtua Zv.kryeministrjaministrja Meksi ambasadorit gjerman Annen.
Duke vlerësuar ecurinë e reformave dhe angazhimet aktuale të qeverisë shqiptare për progresin e tyre, z. Annen siguroi znj. Meksi, personalisht dhe në emër të qeverisë gjermane për një mbështetje maksimale me asistencë teknike dhe projekte në kuadrin e GTZ, mbeshtetje kjo e konsideruar si plotësuese e procesit të integrimit të Shqipërisë