E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto takon ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu

23-06-2012 / Gazeta 55

Haxhinasto-Arvizu: Reformat, të domosdoshme për marrjen e statusit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti dje në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu. Gjatë takimit u bisedua në lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri dhe në rajon.
Duke iu referuar zhvillimeve të brendshme politike në Shqipëri u shtrua nevoja e përshpejtimit të reformave, veçanërisht të asaj parlamentare dhe zgjedhore si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe për marrjen së shpejti të statusit të vendit kandidat. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon. Ata ndanë pikëpamje të përbashkëta mbi nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, bazuar në parimin e gjithëpërfshirës dhe vlerat themelore të integrimit evropian dhe euroatlantik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›