E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretohet shkarkimi i Nishanit si Ministër i Brendshëm

23-06-2012 / Gazeta 55

Presidenti Bujar Nishani pritet të hyjë zyrtarisht në presidencë më datë 24 korrik

Presidenti në detyrë Bamir Topi dekretoi pasditen e së premtes shkarkimin e Bujar Nishanit, nga posti i ministrit të Brendshëm. Nishani dha dorëheqjen para zgjedhjes së tij president republike, sapo u kandidua nga mazhoranca për postin e kreut të shtetit.
Në dekretin presidencial thuhet se në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit dekretohet shkarkimi nga detyra i Bujar Nishanit, ministër i Brendshëm.
Dekreti hyn në fuqi menjëherë. Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani pritet që zyrtarisht të hyjë në selinë e presidencës më datë 24 korrik, kur po zyrtarisht mbaron dhe mandati 5 vjeçar i Topit në këtë detyrë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›