Zëvendëskryeministri Genc Pollo do të ndjekë disa nga reformat më të rëndësishme të qeverisë
Kryeministri Berisha tha gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se Zëvendëskryeministri Genc Pollo do të ndjekë disa nga reformat dhe nismat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, “Shqipëria në moshën dixhitale”, reformat për rregullimin e profesioneve, reformën në shëndetësi etj..
“Zoti Pollo, ka fituar në Ministrisë së Arsimit një eksperiencë të madhe në këtë fushë. Unë kam bindjen se zoti Pollo do ta shtyjë me tej këtë proces. Ai do të ndjekë reformën që ka lidhje me identitetin e qytetarëve dhe kjo është shumë e rëndësishme. Qytetarët shqiptarë po e presin këtë reformë dhe ne jemi duke e realizuar atë. Gjithashtu zoti Pollo do të ndjekë reformat ndërdikasterale për rregullimin e profesioneve dhe reformën në shëndetësi,” u shpreh Kryeministri.