E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Këshilli i Ministrave nuk do të marrë asnjë vendim për ndryshimin e emrit të Universitetit “Ismail Qemali”, në Vlorë

Kryeministri Berisha, duke iu përgjigjur të interesit të medias, tha sot se Këshilli i Ministrave nuk do të ndërhyjë në çështjen e ndryshimit të emërtimit të Universitetit “Ismail Qemali”, në Vlorë.

“Këshilli i Ministrave nuk ka marrë asnjë vendim dhe nuk ka ndërmend të marrë një vendim të tillë. Një fakt është, dhe këtë shqetësim ma kanë ngritur dhe qarqet akademike, që të gjitha universitetet janë emërtuar me personalitete. Kjo ka qenë dhe është dëshmi e një respekti i madh ndaj tyre. Ismail Qemali është themeluesi i këtij shteti dhe po të ishte se universitetet do të emërtoheshin me personalitetet, ai renditet i pari në listë. Por, qeveria nuk do të ndërhyjë në këtë çështje. Kjo është një çështje për të cilën më vonë edhe mund të ketë një debat të qetë. Ndërkohë, ne jemi një vend i lirë dhe unë nuk mund të them edhe që qeveria duhet t’u imponojë emrat universiteteve. Ne nuk do të ndikojmë në vendimmarrjen e tyre”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›