E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret zotin David Landsman, Drejtor politik për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme britanike

Kryeministri Berisha priti sot zotin David Landsman, Drejtor politik për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe.

Kryeministri Berisha i shprehu zotit Landsman falënderimet për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, veçanërisht për realizimin e objektivit madhor kombëtar, anëtarësimin në NATO dhe integrimin ne Bashkimin Europian.

Kryeministri i bëri me dije zotit Landsman reformat e gjithanshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe arritjet e tyre, në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, reformat për të luftuar korrupsionin, duke rritur transparencën, thjeshtëzuar e digitalizuar procedurat administrative, reformat për konsolidimin e shtetit ligjor, zhvillimin me ritme të shpejta të ekonomisë, dhe lehtësimin e barrës burokratike për biznesin dhe krijimin e klimës më të favorshme për investime etj.

“Shqipëria, - theksoi Kryeministri – është sot një ndër vendet me treguesit më të ulët në Europë për krimin, një vend i qetë dhe i sigurt, ku ekonomia rritet me ritme nga më të lartat në rajon dhe eksportet “Made in Albania” janë shtuar me 32% këtë vit, dhe ku interesi i investitorëve të huaj ka njohur një rritje si asnjëherë tjetër”. Në veçanti, Kryeministri Berisha u ndal në ecurinë pozitive që kane shënuar reformat në fushën e drejtësisë dhe atë zgjedhore, duke theksuar se ekziston një klimë e mirë e bashkëpunimit mes forcave politike në vend në funksion të realizimit te këtyre reformave jashtëzakonisht te rëndësishme për integrimin euroatlantik të vendit.

Zoti Landsman i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimin e tij për reformat dhe arritjet e qeverise shqiptare në veçanti për sa i përket reformave politike në funksion te integrimit euroatlantik, sikundër i konsideroi mbresëlënëse arritjet në reformat për zhvillimin ekonomik të vendit, luftën kundër krimit e korrupsionit etj.. Drejtori Landsman shprehu përkrahjen e plote të Britanisë së Madhe për proceset e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO dhe integrimit në BE.

Gjate takimit u diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor në veçanti ato të lidhura me Kosovën.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›