Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka pritur sot paradite një përfaqësi të punonjësve të uzinës së Ferrokromit në Burrel, ku është trajtuar çështja e shpërblimit të punonjësve të kës
Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka pritur sot paradite një përfaqësi të punonjësve të uzinës së Ferrokromit në Burrel, ku është trajtuar çështja e shpërblimit të punonjësve të kësaj uzine pas kalimit të saj në koncesion kompanisë "DARFO". Në këtë takim ishin të pranishëm Ministri i Industrisë dhe Energjitikës z.Viktor Doda dhe Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, z.Gëzim Kalaja.
Pasi ka dëgjuar me vëmendje parashtrimin e problemit nga Ministri Doda dhe përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve të uzinës së Ferrokromit në Burrel, Zëvendëskryeministri Dokle ka kërkuar nga ana e punonjësve të kësaj uzine që brenda një periudhe të shkurtër kohe të paraqesin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor në mbështetje të kërkesave të tyre.
Gjithashtu, z.Dokle i ka kërkuar Ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës të përgatisë dhe paraqesë së shpejti dokumentacionin ligjor për sqarimin deri në fund të këtij problemi, në përputhje me legjislacionin përkatës.