Zëvendës/Kryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin, Ermelinda Meksi priti sot Përfaqësuesin rezident të Bankës Botërore në Shqipëri, Eugen Scantie. Z. Scantie uroi znj. Meksi për
Zëvendës/Kryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin, Ermelinda Meksi priti sot Përfaqësuesin rezident të Bankës Botërore në Shqipëri, Eugen Scantie. Z. Scantie uroi znj. Meksi për emërimin, duke u shprehur për rëndësinë pozitive të një emërimi të tillë për procesin e integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë.
Znj. Meksi falenderoi z. Scantie për kontributin e vazhdueshëm të Bankës Botërore në zhvillimin ekonomik të vendit. Ndër të tjera, gjatë takimit u theksua asistenca e Bankës Botërore për reformën administrative, si një element i rëndësisë vendimtare për ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve administrative, të afta për t'iu përgjigjur nevojave në rritje të procesit shumëdimensional të integrimit.
Në takim u diskutua mundësia e vazhdimësisë së mbështetjes së Bankës Botërore me anë të projekteve, të para këto në kuadrin plotësues të financimeve të përbashkëta të Bankës Botërore me Bashkimin Evropian si dhe drejt kooperimit midis institucioneve përfaqësuese përkatëse.