Sot, nën drejtimin e Zëvëndëskryeministres Ermelinda Meksi u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave me tematikë "Për rregullimin ligjor të funksionimit të arkivave, për ria
Sot, nën drejtimin e Zëvëndëskryeministres Ermelinda Meksi u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave me tematikë "Për rregullimin ligjor të funksionimit të arkivave, për rialokim fondesh buxhetore dhe për disa shpronësime. Gjithashtu, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës sot shprehu keqëardhjen për ngjarjen e ndodhur dje në Durrës ku humbi jeten shefi i Komisariatit te Krujes Gani Malushi. Gjithashtu, u shpreh angazhimi i plotë për për vënien para drejtësisë të personave përgjegjës për vrasjen e oficerit të policisë Gani Malushi. Ministri i Rendit Luan Rama informoi Keshillin e Ministrave mbi ngjarjen e ndodhur dhe punën e strukturave speciale të Policise se Shtetit per gjetjen e autorit dhe te personave te tjere pergjegjes. Gjithashtu, Ministri Rama informoi Keshillin e Ministrave per mbeshtetjen financiare per familjen e te ndjerit dhe nderimet qe do ti behen oficerit te policise Gani Malushi ne ceremonine qe do te organizohet me rastin e percjelljes per ne banesen e fundit.
Me pas, sipas rendit te dites, në këtë mbledhje u miratuan:
- Projektligji "Për arkivat"
Projektligji për arkivat mban parasysh zhvillimet ligjore që kanë sjellë për realitetin shqiptar akte të tilla si: a) Ligji për informimin dhe për shtypin; b) Ligji për të drejtat e qytetarëve; c) Ligji për të drejtën e autorit; d) Ligje për privatizimin e ekonomisë; e) Ligje që kanë të bëjnë me transparencën e veprimtarisë së shtetit; f) Ligji për informacionin e klasifikuar "sekret shtetëror"; g) Ligji për trashigiminë kulturore; h) Projektligji për pronësinë intelektuale (në përgatitje). Me projektligjin "Për arkivat" synohet që akti themelor juridik për shërbimin arkivor të vendoset në një sfond juridik të shëndetshëm. Parimet dhe përpjestimet themelore të zbatuara në hartimin e ligjit të ri janë:
- Arkiva të hapur në shoqëri të hapur
- Një qytetar i informuar është qytetar i lirë
- Informacion dhe mirëqeverisje
- E drejta e qytetarit dhe e drejta për rezervim
- E drejta për këshillueshmëri, e drejta për botim
- E drejta për transparencë dhe e drejta e qytetarit për mbrojtje të jetës intime
- E drejta për informacion dhe e drejta për dokument
- Teknologji të reja informimi, parime klasike për ruajtjen e dokumentit
- E drejta e promocionit dhe e drejta e proteksionit.
- Vendimin "Për rialokimin e fondeve buxhetore të vitit 2003"
Ky vendim bazohet në analizën 6-mujore të investimeve publike. Me urdhër ë Kryeministrit prej 2 muajsh në Këshillin e Ministrave është krijuar dhe funksionon grupi i punës për ndjekjen e ecurisë së investimeve. Ky grup ka paraqitur analizën 6-mujore të investimeve publike, e cila ka shërbyer për të propozuar dhe miratuar rialokimet e mundshme të fondeve të buxhetit të shtetit përtë siguruar një nivel të lartë të realizimin të investimeve të brëndshme, një efektivitet më të lartë në përdorimin e fondeve, një prioritizim më të mirë të investimeve publike dhe një mbulim më të mirë të financimeve të uaja me kosto lokale dhe TVSH, duke ndikuar në një ecuri më të mirë të financimeve të huaja.
Sipas këtij vendimi, Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit do të rialokojë 201 milionë lekë investime nga fondet e mbetura ga prokurimet apo investimet e paprokuruara, Ministria e Rregullimit të Territorit dhe e Turizmit do të rialokojë përvec shtesës që do të marrë me këtë vendim edhe 153 milionë lekë, Ministria e Arsimit, pavarësisht nga pakësimi, do të rialokojë rreth 400 milionë lekë, Ministria e Shëndetësisë, pavarësisht nga pakësimi, do të rialokojë 211 milionë lekë.
- Vendimi "Mbi Shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi i Urës së Benjës, Tepelenë"
Ky vendim merret për të realizuar detyrimet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga projekti për rehabilitimin e kësaj ure. Si pasojë e këtij rehabilitimi, lind nevoja e shpronësimit të një sipërfaqe prej 866 metër katror truall me një çmim 2000 lekë për metër katror. Shuma e këtij shpronësimi arrin vlerën e përgjithshme 1.732.000 lekë. Punimet për rehabilitimin e kësaj ure kanë filluar në qershor të vitit 2003 dhe do të përfundojnë në shtator të vitit 2003.
- Vendimi "Mbi shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Qafë- Mejdani-Qafë Morinë"
Ky vendim merret për të realizuar detyrimet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga projekti për ndërtimin e këtij segmenti rrugor. Si pasojë e këtij ndërtimi, lind nevoja e shpronësimit të një sipërfaqe toke are prej 28.203,9 metër katror me një çmim 550 lekë për metër katror, dhe 533 copë dru frutore. Shuma e këtij shpronësimi arrin vlerën e përgjithshme 16.373.466. lekë. Punimet në këtë segment rrugor kanë filluar në vitin 2002 dhe parashikohet të përfundojnë në vitin 2004. Projekti i zbatimit është hartuar nga Kompania ‘' ALB Shpresa" Sh.P.K ndërsa Kompania I.C.P është zgjedhur si kompania që do të udhëheqë supervizionin e punimeve të ndërtimit. Ndërtimi i kësaj rruge shtrihet në territorin e dy fshatrave të Komunës Tropojë, në fshatin Mejdan dhe në fshatin Vicidol.