Sot, Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së oficerit të policisë Gani Malushi, të vrarë dje në qytetin e Durrësit. Në këtë mesazh, Kryeministri Fatos Nano
Sot, Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së oficerit të policisë Gani Malushi, të vrarë dje në qytetin e Durrësit. Në këtë mesazh, Kryeministri Fatos Nano shkruan:
Të dashur familjarë të të ndjerit Gani Malushi
Me hidhërim të thellë mësova lajmin e hidhur të vrasjes në detyrë të njeriut tuaj të dashur.
Në këto momente të vështira për ju, si Kryeministër, por edhe si mik, më lejoni të shpreh ngushëllimet si dhe angazhimin tim për zbulimin dhe vënien para ndëshkimit ligjor të dorës mëkatare, që ndau nga ju të dashurin tuaj, Gani.
Duke u përkulur me nderim të thellë përpara veprës së tij, më lejoni t'ju siguroj se unë personalisht dhe qeveria që unë drejtoj do të jemi gjithnjë pranë jush për t'ua bërë më të lehtë dhimbjen për humbjen e Ganiut.
Me dëshirën që në familjen tuaj pas kësaj të keni vetëm gëzime, ju shpreh edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta.