Zëvendëskryeministrja e Maqedonisë, vizitë në Athinë
SHKUP- Zëvendëskryeministrja e qeverisë së FYROM, e ngarkuar me çështjet e integrimit europian, Teuta Arifi, do të zhvillojë një vizitë në Athinë, ku të mërkurën do të takohet me nënkryetarin e qeverisë greke, Teodoros Pangalos, bëjnë të ditur mediat e Shkupit.
Në takim, që do të realizohet pas kërkesës së zonjës Arifi, zëvensdëskryeministrja e FYROM pritet të kërkojë mbështetjen e Greqisë lidhur me procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.
Teuta Arifi i përket partisë shqiptare BDI të Ali Ahmetit, që merr pjesë në koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikola Gruevski.
(an.jo/BalkanWeb)