William, sot edhe 10 milionë stërlina, trashëgimi nga Diana

Princi William
LONDËR – Princi William feston sot 30-vjetorin e lindjes. Një moshë, që i lejon të marrë trashëgiminë prej 10 milionë stërlinash (rreth 12 milionë euro) të së ëmës, Lady Dianës. Princesha, e cila vdiq në Paris në 1997, ia kishte dedikuar shumicën e parave të saj të bijve, William dhe Harry, që atëherë ishin 15 dhe 12 vjeç.
Por ekzekutuesit kishin vendosur një klauzolë, që djemtë nuk mund ti trashëgonin këto pará përpara të 30-ave. /M.A./