Zëvendëssekretari amerikan Xhejms Steinberg viziton Kosovën
Në kuadër të turneut diplomatik në rajon, zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Xhejms Steinberg, nesër viziton Kosovën, ka njoftuar ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Sipas njoftimit, ai në Prishtinë do të zhvilloj takime me presidentin Fatmir Sejdiu, me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni.
Gjatë pasditës, zyrtari i lartë amerikan do të vizitoj edhe Manastirin e Graçanicës, ku do të zhvilloj edhe një takim me kryetarët e tri komunave të sapoformuara serbe. Gjatë kësaj vizite njëditore në Kosovë, Steinberg, i shoqëruar edhe nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.