Xhaferri: Trupa e aktorëve të humorit do ketë sallën e premierave
Shumë shpejt trupa e aktorëve të humorit, skenaristëve dhe regjisorëve do të ketë sallën e premierave për publikun. Kjo sallë mund të jetë salla e vogël e Teatrit Kombëtar.
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vijim iniciativës së kryeministrit Berisha Ministri Xhaferri pasi bëri një vlerësim të institucionit të estradës në vite si dhe degradimin që ai pësoi në vitet e mëpasme u bëri të ditur që tashmë ashtu si dhe cirku, Teatri i Estradës është përfshirë në ligjin për artin si Teatri Kombëtar i Komedisë.
Njëkohësisht Ministri propozoi ngritjen e një grupi pune i cili në bashkëpunim me Ministrinë do të jenë rregullatorët e fuksionimit dhe përcaktimin e vendndodhjes se strukturës. Bashkim Hoxha ( dramaturg i vuri në dukje nevojën për një reformim të thellë të Teatrit Kombëtar. Institucion ky që ndodhet në një udhëkryq ndërmjet të vjetrës dhe të resë. Të njëjtin mendim ndanë dhe personalitetet si regjisor Mihallaq Luharasi, humoristi Bujar Kapexhiu, dramaturgu Ruzhdi Pulaha. Si përfundim u caktua dhe grupi i punës me qëllim përshpejtimin e procedurave për funksionimin e këtij teatri.