Feith: Integrimi i veriut kërkon kohë dhe durim
Shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, ka deklaruar se zbatimi i strategjisë për integrimin e veriut të vendit, kërkon kohë dhe shumë durim duke theksuar se zbatimi i saj varet edhe nga qasja e komuniteteve vendase.
"E kemi thënë gjithnjë dhe kjo është një përpjekje afatgjate që varet nga pranim i saj në rrafshin lokal- tha Feith, duke nënvizuar se qeveria tashmë është duke marrë hapa drejt zbatimit të strategjisë.
"Ne do të donim të ofronim shërbime më të mira për popullatën në veri dhe shpresojmë që popullata në veri të Kosovës të vlerësojë këtë, dhe të ketë kontakte më të mira dhe qasje më të mirë për Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar atje", tha Feith.
Strategjia e kësaj zyre dhe e qeverisë së Kosovës që parashikon vendosjen e sundimit të ligjit në veriun e Kosovës që është skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së vendit, është kundërshtuar nga Beogradi dhe përfaqësuesit politikë të serbëve në atë pjesë të Kosovës