E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngricat rrezikojne rritjen e cmimeve

Bllokimi për një kohë të gjatë i rrugëve nga dëbora mund të çojë edhe në rritje të çmimit të produkteve bujqësore në tregje. Sipas Shoqatës Shqiptare të Agrobiznesit, tregtarët po përballen me vonesa të zgjatura gjatë transportit të mallit, çka ka rritur ndjeshëm koston e produktit.
Shoqata e Agrobiznesit i bën apel si emergjencave civile po ashtu edhe bashkive apo komunave të jenë sa më aktive në përballimin e situatës.
Gjatë muajit janar, afro 80 përqind e kërkesës për produkte bujqësore është siguruar nga fermerët vendas. Shumë prej këtyre prodhimeve ndodhen në zona ku janë mbuluar totalisht nga rreshjet e shumta të dëborës. Për këtë arsye shumë fermerë janë detyruar t’i magazinojnë produktet deri në gjendjen e mundësisë për t’i transportur ato drejt tregjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›