Zgjedhja e Kuzhe, askush nuk i pranoi kushtet e Shqipërisë
Josip Kuzhe ka fituar garën për stolin e Kombëtares shqiptare, pasi ishte kandidati i vetëm që pranoi të jetonte në Shqipëri me kushtet financiare të përcaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Këto janë disa nga prapaskenat e marrëveshjes me trajnerin kroat, të zbuluara nga zv/presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri. Dje, 56-vjeçari që në të kaluarën ka drejtuar Dinamon e Zagrebit dhe NK Zagreb, ka zhvilluar biseda të gjata me krerët e institucionit që drejton futbollin në vend. Në qendër të vëmendjes ishin përgatitjet për sfidën eliminatore me Portugalinë, më 6 qershor në stadiumin "Qemal Stafa". Përpara se të hynte në takim, Nuri nuk nguroi të fliste rreth emërimit të Kuzhesë. "Është një trajner i mirë. Personalisht vlerësoj aftësitë si teknik dhe mendoj se fakti që në të kaluarën mund të ketë luajtur kumar nuk ka shumë rëndësi. Tani ai nuk luan më", deklaroi numri 2 i federatës. "Nga të gjithë ata që kontaktuam, Kuzhe ishte më i miri që momentalisht mund të punonte me Kombëtaren. Nuk duhet harruar se ai plotësoi një nga kërkesat tona kryesore, pra shpërnguljen në vendin tonë, për të qëndruar gjatë gjithë kohës pranë realitetit të futbollit shqiptar. Pranoi të jetonte këtu me kushtet financiare që ofronim".
Ish-drejtuesi i lartë i Tiranës konfirmoi se Josip Kuzhe paguhet më pak sesa paraardhësi i tij, Ari Han. Kroati, i cili gëzonte mbështetjen e madhe të Oto Bariç, do të paguhet 10 mijë euro në muaj, pra 2500 euro më pak se ish-trajneri holandez. Zhgënjimet në tri ndeshjet e mbetura në Grupin 1 të Botërorit 2010 (kundër Portugalisë, Suedisë dhe Danimarkës) janë marrë parasysh, duke parë edhe forcën e kundërshtarëve. Pavarësisht rezultateve, detyra kryesore e teknikut të ri është hedhja e bazave për përfaqësuesen e së ardhmes. Nuri, pjesëmarrës në negociatat e mbajtura në Tiranë dhe Vjenë tha: "Me aq pak para sa ofronte federata, të jeni të bindur se asnjë nga kandidatët e tjerë nuk do të pranonte. Ai paguhet më pak edhe se Ari Han, i cili u largua nga Shqipëria afro një muaj e gjysmë më parë". Zv/presidenti hodhi poshtë edhe zërat për debate në Komitetin Ekzekutiv pas zgjedhjes së Kuzhe. "Nuk ka pasur kundërshtime. Asgjë nga ato që u thanë nuk janë të vërteta. Vendimi ishte unanim. Që në fillim, objektivi ishte të gjendej një trajner ballkanas, që ashtu si Oto Bariç e njeh psikologjinë tonë. Mendoj se kjo ishte pika e dobët e Hanit, që për asnjë moment nuk arriti të fitonte zemrat e shqiptarëve. Ndoshta edhe Kuzhe do të dështojë në takimet e para, por qëllimi kryesor është që ai të ndërtojë Kombëtaren e së ardhmes". Edhe pse do të luajnë me tri skuadrat më të forta të këtyre eliminatoreve, kuqezinjtë do të synojnë të marrin pikë. "Duhet t‘i shohim gjërat si janë. Ndeshja e parë e Kuzhesë është ajo me Portugalinë dhe është tejet e vështirë për t‘u fituar. Në rast rezultati negativ trajneri mund të sulmohet, por nuk është faji i tij: koha në dispozicion është e shkurtër dhe pesha bie mbi ne (federatën), që nuk po arrinim të gjenim një trajner", përfundoi Nuri.
Kërkesa
Kroati kërkon "kontrollin"
e përfaqësueses Under-21
Edhe pse ndodhet në Tiranë që prej së shtunës, Josip Kuzhe ende nuk është prezantuar zyrtarisht në krye të Kombëtares, por kjo duket se nuk përbën asnjë shqetësim për të. Njohja e mirë e skuadrës është çështja që duhet zgjidhur në mënyrë urgjente, jo vetëm për ndeshjet eliminatore, por edhe për të formuar grupin me të cilin Shqipëria do të përfaqësohet në Euro 2012. Për të krijuar një ide të qartë rreth talenteve, kroati synon të ketë "kontroll" të plotë edhe në përfaqësuesen U-21. Për stolin e Shpresave, Kuzhe ka paraqitur emrin e Xhemal Mustedanagiç, i cili aktualisht punon si zbulues talentesh te Dinamo e Zagrebit. Shpjegimi i trajnerit është se nëpërmjet këtij njeriu të besuar ai do të informohet për gjithçka që ndodh me lojtarët e perspektivës, një model pune i përhapur në vendet e Evropës Lindore, mbi të gjitha në Gjeorgji dhe Bjellorusi.