E Diel, 1 Nëntor 2026

Valuta, forcohet euro

Në bursë, 1 euro blihet me 1.4 dollarë, kur dy javë më parë blihej me rreth 1.34 dollarë, duke bërë që në tregun vendas monedha amerikane të humbasë 4 pikë ndaj lekut, duke u këmbyer me rreth 94 lekë, nga 98 lekë që këmbehej me parë. Luhatje jo të vogël ka pasur edhe kursi i paundit, ndonëse në kah të kundërt me atë të dollarit. Monedha britanike ka shënuar pikën më të lartë ndaj lekut për të gjithë vitin 2009 dhe blihet aktualisht në treg me mbi 150 lekë. Krahasuar me fillimin e vitit, kur blihej me rreth 130 lekë, një paund kushton tashmë 20 lekë më shumë. Monedha evropiane këmbehet në treg me rreth 132.6 lekë, pa shfaqur ndonjë luhatje të madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›