Legjenda e lumit që u ka marrë jetën 40 personave
Ndonëse tragjike, mund të konsiderohet si e radhës, ngjarja e së dielës, ku në Grekan të Elbasanit, lumi Devoll morri jetët e dy personave: nënë e bijë. Prej vitesh, banorët e zonës së poshtme të Dumresë kalojnë në këmbë në këtë shteg lumi, duke "luftuar" çdo ditë me vdekjen, me shpresën se rrymat e lumit po " i kursejnë". Gjatë dhjetëvjeçareve të fundit, kjo degë e Devollit, ka marrë mbi tetë jetë njerëzish. Dumreja me afro 45 mijë banorë dhe Sulova që numëron mbi 12 mijë, edhe pse me lumin e Devollit në mes, historikisht kanë ngritur mes tyre urat e miqësisë dhe krushqisë. Banorët e zonës, për të kaluar në dy anët e brigjeve, si në dimër dhe aq më tepër për në verë, përdorin shtegun e lumit në lagjen Shelg të fshatit Rrenas, komuna e Grekanit. Kjo është mënyra më e mirë për të përgjysmuar rrugën e gjatë nga Gostima, por mbi të gjitha për të ulur shpenzimet. Kështu ndodhi dhe mëngjesin e së dielës.
Ngjarja
Selimeja kishte folur ne telefon me të shoqin, Tasimin, emigrant në Greqi. "Do të shkoj tek vëllai në Selvijas, se fejon vajzën"- mësohet ti ketë thënë ajo mes të tjerash, bashkëshortit. I vëllai i 45-vjeçares, fejonte vajzën e tij dhe halla ishte nisur për atje bashkë me dy fëmijët, Xhirxhinën, shtatë vjeçe dhe Ardin, vetëm tre vjeç. Dy vajzat e tjera, fatmirësisht i kishte lënë në shtëpi. Ndërsa kanë marrë rrugën nga fshati Grekan i Sipërm drejt shtegut të lumit në Shelg, buzë Devollit, nëna me dy fëmijët, nuk ka llogaritur shumë distancën prej afro një ore në këmbë. Për të mos bërë dhe afro 20 kilometra të tjera, ku do të paguante 10 mijë lekë të vjetra, ka preferuar një karrocë nga ato që bëjnë këtë lloj transporti duke paguar vetëm 2 mijë lekë të vjetra. Përpos kësaj, do të ishte në drekën e mbesës së saj në më pak se 30 minuta. Kalem Mekshi është ndër të shumtë karrocierë, që këtë shteg e kalojnë me karrocë, jo vetëm në verë, por dhe në dimër. Transportuesit karrocierë, por dhe ata që kalojnë me litar në këmbë, e njohin mirë shtratin e lumit, sikurse edhe shtegun ku duhet kaluar. Të tjerë, zakonisht djem e burra, këtë va e kalojnë me këmbë, duke u zhveshur në brez e sipër.
"Rreth orës tetë të mëngjesit kanë kaluar shtegun në lagjen Shelg. Vonë e morëm vesh se çfarë kishte ngjarë, pasi ne shpërndahemi për hallet tona në fusha" rrëfen Liman Rranga, banor i fshati Rrenas. "Për një moment karroca është zhytur në një gropë të thellë me ujë dhe është përmbysur"- tregon Qamilja
50- vjeçare. Vetëm kali ka "triumfuar" dhe ka dal mbi sipërfaqe. Vajza e vogël, i është shkëputur të ëmës brenda pak sekondash nga duart, dhe kjo e është hedhur për ta kapur. Kishte "harruar" që zemra i rrihte edhe për djalin më të vogël. Mësohet se karrocieri ka mundur të shpëtojë vetëm Ardin, të cilin e ka nxjerrë më breg menjëherë, ndërsa ka parë trupin e 45-vjeçares që herë zhytej e herë dilte mbi ujë, po pa mundur ta shpëtojë.
"Fare pranë shtegut ishte krijuar një pellg i thellë me ujë , valët e të cilit vërviteshin në formë rrethore për t‘u drejtuar më pas për nga shtrati rrjedhës" tregon një banor vendas. Askush nuk e dinte se kjo gropë ishte krijuar këto kohët e fundit. Më pas janë afruar për ndihmë banorët e shtëpive të breglumit në lagjen Shelg, por më kot . " Kur u afruam ne për ndihmë, kishte mbaruar gjithçka dhe s‘kishim se çfarë të bënim më tej"- ka pohuar Sanije Kuqja. Radhët e banorëve janë shtuar, duke iu bashkuar pak më vonë forcave të policisë, të ardhura me urgjencë nga Elbasani. Ka mbërritur një autoambulancë nga qyteti i Cërrikut, por s‘kishte kë të "dërgonte" në spital.
Kërkimet dhe hetimet
Sido që ngjarja duket e "qëruar", policia është duke punuar paralelisht rreth pistës së ngushtë të hetimeve, por më tepër në rrugën e kërkimit të vajzës së mbytur. Kjo e fundit, ka të ngjarë të gjendet shumë vonë. Në raste të tilla, janë dashur tre deri gjashtë muaj, që lumi ta nxjerrë vetë "prenë" e tij në brigjet me baltë. Gjatë natës të së dielës, rreth 20 forca policie të komisariatit të Elbasanit, tre palumbarë e specialistë të tjerë të "RENEA"-s nga kryeqyteti kanë kërkuar përgjatë lumit në një distancë prej afro 3 km, po pa sukses. Trupi i vajzës nuk gjendet, ndërsa ai i së ëmës, u gjend rreth orës 12 të së dielës, rreth 50 metra poshtë vendit të mbytjes. Trupi i saj i është kthyer shpejt shtëpisë nga ku u nis për gëzim. Në orën 13 është lajmëruar dhe bashkëshorti i së ndjerës, që ka mbërritur rreth orës 23.00 në shtëpi ku ishte hapur morti. Ndërkohë që ka varrosur të shoqen, rreth orës 14.00 të ditës së djeshme, Tasimi nuk di se kur do të mund të gjejë trupin e së bijës, vetëm 7-vjeçare, që të ketë një varr ku ta qajë. Ndërkohë hetimet e policisë janë drejtuar ndaj subjekteve private apo personave, që këtë verë, kanë shfrytëzuar shtratin e lumit për nxjerrjen e materialeve inerte. Banorët vendas mendojnë se shkak kryesor është marrja e zhavorrit dhe rërës që kanë krijuar pellgje të thellë me ujë. Ndërkohë karrocieri, Kalem Mekshi, mbetet mes rolit të shpëtimtarit të djalit trevjeçar dhe akuzës indirekte për mbytjen e nënës bashkë me vajzën e saj. Ndaj tij ende nuk është përcaktuar masa e arrestit.
Historia
Legjenda e lumit
Për fat të keq, Selime Çapja dhe e bija vetëm 7-vjeçare, Xhirxhina, nuk janë viktimat e para të lumit. Mungesa e një ure, i ka detyruar prej vitesh banorët e zonës të përballen me lumin, si në dimër ashtu dhe në verë, duke rënë pre e dallgëve dhe "pabesisë" së Devollit. Banorët kanë ngritur legjenda rreth lumit, që nga koha kur në vitin 1970 u mbyt një ushtar 21-vjeçar nga Korça. Vendasit i thurën këngë të riut të mbytur dhe që prej asaj kohe ata të thonë se lumi në tre vjet merr mesatarisht një jetë njeriu. Të dielën, një nënë e katër fëmijëve, bashkë me të bijën, 7-vjeçare, humbën në dallgët e lumit, ndërsa një djalë 3-vjeçar u shpëtua mrekullisht nga personi që kishte marrë përsipër t‘i kalonte me karrocën e tij mbi valët e lumit të Devollit. Kërkesa për ndërtimin e një ure pasarelë ka qenë gjithmonë premtim i fushatave të shumta elektorale, por për hir të së vërtetës ura që është vetëm 300 metra lineare e gjatë, nuk është ngritur kurrë.
Rastet ndër vite
1970 mbytet një ushtar 21- vjeçar nga Korça
1972 mbyten tri vajza, 12-vjeçare nga fshati Rrenas
1985 mbytet një 65-vjeçar nga Belshi
2002 mbytet një grua 45-vjeçare nga Gjyrala
2009 mbytet një grua 45-vjeçare dhe e bija, 7- vjeçare nga Grekani
1960 -2009, numërohen rreth 40 persona që janë mbytur përgjatë rrjedhës së Devollit nga Gramshi deri te kthesa e qytetit të Kuçovës