E Diel, 1 Nëntor 2026

Bexhet Pacolli zgjidhet president i Kosoves Hashim Thaci kryeminister

Parlamenti i Kosoves zgjodhi sonte me 62 vota pro 4 kunder dhe nje vote te pavlefshme Bexhet Pacollin kryetarin e deritashem te Aleances Kosova e Re ne postin e presidentit te Kosoves.

Ai u zgjodh ne raundin e trete te votimeve pasi ne dy raundet e para ai mori 54 dhe 58 vota. Pas kesaj pasoi kerkesa e Partise Demokratike te Kosoves per nje keshillim gje qe u kundershtua nga kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi i cili tha se pushimi ndermjet raundeve te votimeve eshte kunder kushtetutes trysni ndaj deputeteve duke e kundershtuar cdo veprim qe do te ndryshonte rezultatin. Pas pushimit prej 45 minutash rezultati ndryshoi.

Votimi u bojkotua nga deputetet e Lidhjes Demokratike te Kosoves te Vetevendosjes dhe te Aleances per Ardhmerine e Kosoves te cilet kane kundershtuar zgjedhjen e zotit Pacolli per president te vendit.

Presidenti i sapozgjedhur 60 vjecari Bexhet Pacolli eshte afaristi me i njohur i Kosoves. Si pronar i kompanise Mabetex me seli ne Zvicer ai u pasurua me perfshirjen ne ndertime kryesisht ne Rusi qe eshte kundershtare e ashper e pavaresise se Kosoves dhe ne vende te tjera te ish Bashkimit Sovjetik.

Lidhjet e tij me ato vende ishin nder arsyet kryesore te kundershtimit nga ana e opozites e cila e ka cilesuar kete zgjedhje ne kundershtim me interesat e Kosoves.

Pasi beri betimin si president zoti Pacolli tha se do te punoj per ruajtjen e integritetit dhe teresise territoriale te Republikes se Kosoves per barazine ne mes te shqiptareve dhe komuniteteve tjera etnike si dhe respektimin e te drejtave te te gjithe kosovareve pa marre parasysh perkatesine etnike fetare gjinore apo racore. Do te punoj per nje shtet te se drejtes dhe per nje shtet ku askush nuk eshte mbi ligjin. Do te mbeshtes fuqishem luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar duke siguruar pavaresine e plote te sistemit gjyqesor dhe kushtet optimale per punen e tyre. Do te promovoj idene per nje Kosove te hapur e cila garanton levizje te lire te njerezve mallrave dhe sherbimeve per nje Kosove te integruar plotesisht ne shtepine e madhe evropiane ne NATO dhe ne organizatat e tjera boterore. Do te promovoj idene per plotesimin e Kushtetutes se Republikes se Kosoves ne menyre qe ne te ardhmen Presidenti i Kosoves te zgjidhet me voten e lire te qytetareve tha mes tjerash zoti Pacolli.

Zgjedhja e sotme e tij pasoi marreveshjen ndermjet Partise Demokratike te Kosoves e cila ka 34 deputete ne Parlament Aleances Kosova e Re e cila se bashku me nje varg partish me te vogla ka fituar tete vende ne Parlamentin e Kosoves partite politike te pakicave qe kane 25 deputete dhe Listen Ibrahim Rugova e cila ka nje deputet.

Bexhet Pacolli eshte presidenti i trete i Kosoves. Ai pasoi ne kete post ish kryetarin e Lidhjes Demokratike te Kosoves Fatmir Sejdiu i cili dha doreheqje vitin e kaluar nje veprim ky qe kushtezoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Presidenti i pare i Kosoves ishte Ibrahim Rugova i cili nderroi jete ne janar te vitit 2006.

Qeveria e re e Kosoves

Parlamenti i Kosoves pa pranine e opozites po sonte me 65 pro dhe nje kunder miratoi edhe kabinetin e ri qeverises te drejtuar nga kryeministri Hashim Thaci i cili paraqiti perberjen e qeverise se tij

Edita Tahiri do te jete zevendeskryeministre per njohje dhe politike te jashtme

Hajredin Kuci zevendeskryeminister per rend e ligj

Bujar Bukoshi zevendeskryeminister per zhvillim ekonomik dhe

Slobodan Petroviq zevendeskryeminister per kthim.

Ministra te qeverise se re jane

Enver Hoxhaj Minister i Puneve te Jashtme

Vlora itaku Ministre e Integrimeve

Rame Buja Minister i Arsimit i Shkences dhe i Teknologjise

Hajredin Kuci Minister i Drejtesise

Bajram Rexhepi Minister i Puneve te Brendshme

Sasha Rashiq Minister i Kthimit dhe Komuniteteve

Dardan Gashi Minister i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapesinor

Memli Krasniqi Minister per Kulture Rini dhe Sport

Fehmi Mujota Minister per Infrastrukture

Radojica Tomic Ministre e Pushtetit Lokal

Mahir Yagcilar Minister i Administrates Publike

Mimoza Kusari-Lila ministre e Tregtise dhe Industrise

Besim Beqaj Minister i Zhvillimit Ekonomik

Bedri Hamza Minister i Financave

Ferid Agani Minister i Shendetesise

Agim eku Minister i Forces se Sigurise se Kosoves

Nenad Rashic Minister i Punes dhe mireqenies Sociale

Blerand Stavileci Minister i Bujqesise Pylltarise dhe Zhvillimit Rural.  

Kryeministri Thaci tha se muajt e fundit kane qene sfidues per institucionet e Kosovesduke u angazhuar per permiresimin e imazhit te Kosoves. Ai tha se do te punoje me opoziten ne interes te Kosoves dhe te gjithe qytetareve pa dallim perkatesie etnike. Kryeministri Thaci u zotua per sic tha reforma te thella demokratike per nje Kosove evropiane. Ai tha se do te kete ngritje te mireqenies sociale dhe forcim te sundimit te ligjit si dhe do te vazhdoje lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Kryeministri Thaci foli edhe per dialogun e paralajmeruar me Serbine qe sipas tij do  perfundoje me njohjen e ndersjelle te dyja shteteve.

Partite opozitare e kane cilesuar qeverine e re si qeveri te pakices dhe pa qendrueshmerine e nevojshme politike per te perballur sfidat qe ndodhen para Kosoves. Tri partite opozitare Lidhja Demokratike e Kosoves levizja Vetevendosje dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves kane 53 vende deputetesh duke bere qe Parlamenti i ri te kete opoziten me te fuqishme ne Kosoven e pasluftes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›