Zgjedhje të parakohshme për Izraelin
Ministrja e Jashtme, Zipi Livni, dështoi në përpjekjen për krijimin e një koalicioni qeverisës dhe për të qenë Kryeministre. Të dielën, Livni i deklaroi Presidentit Shimon Perez se s´mbetet rrugë tjetër veç zgjedhjeve. “Të zhvillosh zgjedhje të reja nuk është ndonjë tragjedi”. Me këto fjalë Shimon Perez u përpoq ta ngushëllonte Kryeministren e re, dhe Zipi Livni e pranoi këtë me arsyen e një burri shteti: “Nuk ishte e lehtë që të paguaja çdo çmim për t´u bërë Kryeministre”. Me këtë ajo aludoi ndaj partisë ortodokse "Shas", me të cilën Livni besonte se mund të hynte në koalicion, por më pas ajo nuk pranoi. Kërkesa e partisë për rritjen e parave për fëmijët, nuk u përfill, gjithashtu partia nuk donte të pranonte gatishmërinë e Livnit për paqe me palestinezët, duke hequr dorë prej Jerusalemit Lindor.
Kjo paqe, tani për tani, sërish do të shtyhet për njëfarë kohe. Kjo tani u bë fakt, ndonëse prej kohësh merrej me mend që nuk do të dilte gjë prej nismës së mirë të para një viti në Anapolis, që deri në fund të 2008-ës mund të arrihej në një marrëveshje mes Izraelit dhe palestinezëve. Gati tre muaj deri në zgjedhjet e reja, në post do të vazhdojë të jetë Ehud Olmerti, si një Kryeministër i përkohshëm, i cili nuk mund të marrë më asnjë vendim të rëndësishëm në kontekstin e vendosjes së paqes. Ai nuk mund të marrë asnjë vendim, nëse është fjala për kthimin e territoreve të pushtuara, e aq më pak për Jerusalemin Lindor.
Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, do të dobësohet edhe më shumë pozicioni i Presidentit palestinezm Mahmud Abaz: Një marrëveshje këtë vit do t´i kishte rikthyer atij së paku një pjesë të besimit, që ai e ka humbur përmes konfrontimeve brenda palestineze me Hamasin dhe prej qëndrimit të ngurtë të Izraelit. Abazi ka nevojë urgjente për të rifituar besimin, nëse ai do të rikandidojë. Në fakt, zgjedhjet janë më 8 janar, por ai e ka neglizhuar afatin e regjistrimit, dhe për këtë Hamasi e akuzon atë për qëndrim antikushtetues.
Tani, natyrisht që mund të argumentohet se gjatë 90 ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë sukses në Lindjen e Mesme, sepse po aq kohë do të zgjasë edhe sa të vijë në post Presidenti i ri i SHBA-së. Xhorxh Bush (George W. Bush) nuk do të bëjë asgjë të re në javët e fundit të mandatit të tij. Tani bashkë me Olmertin dhe Abazin ai ndan pozicionin e njëjtë të "patës së ngordhur", duke qenë kësisoj Kryeministër në dispozicion. Kjo, megjithatë, nuk është ngushëlluese, sepse Lindja e Mesme më në fund duhet të qetësohet. Veçanërisht bërthama e konfliktit në rajon kërkon zgjidhje. Nuk mund të pranohet, që zgjedhjet në SHBA, grindjet brenda palestinezëve, presionet politike të partive hebreje apo ndonjë tjetër sherr i politikës së brendshme ta rrezikojnë vazhdimisht këtë zgjidhje.
Për më tepër që situata kërcënohet të përkeqësohet edhe më shumë: Sondazhet aktuale parashikojnë jo fitoren e Zipi Livnit, por të shefit të partisë "Likud" Benjamin Netanjahu. Se çfarë do të thotë kjo, nuk është e nevojshme ta lexojmë në librat e historisë: Netanjahu ishte ai që gjatë mandatit të tij të fundit (nga 1996-a deri në 1999-ën) i dha një goditje vdekjeprurëse marrëveshjes së Oslos mes Izraelit dhe palestinezëve.
*Dojçe Vele