Zgjedhjet, Arvizu: KQZ të mos përdoret nga politika
TIRANË- Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu gjatë një takimi me kreun e KQZ-së shprehu rëndësinë e përgatitjes së zgjedhjeve nga një KQZ e pavarur, çka do të ishte vendimtare për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Në takimin që u mbajt pasditen e sotme bëhët e ditur se ambasadori amerikan ka theksuar faktin se KQZ duhet të jetë e pavarur nga politika në mënyrë që procesi zgjedhor i 8 majit të realizohet në mënyrë transparente dhe të besueshme. "KQZ duhet të lejohet të punojë e lirë dhe për më tepër nuk duhet të shndërrohet në një mjet që përdoret nga politika", tha gjatë takimit ambasadori amerikan.
Ndërkohë Arvizu ka nënvizuar faktin që institucioni i KQZ duhet të marrë masat për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të pavaruara nëë vend, duke e konsideruar KQZ si institucionin vendimtar për realiziimin e zgjedhjeve të lira dhe transparente.
Nga ana e tij kreu i KQZ-së Ristani ka shprehur vullnetin e mirë të institucionit që ai drejton për mbarvajtjen e një procesi zgjedhor transpararent dhe të pavarur, si dhe bëri një përmbledhje të veprimtarisë që ka kryer Komisioni.
Takimi u zhvillua në ambientet e KQZ-së dhe kishte për qëllim, informimin mbi veprimtaritë në drejtim të përgatitjeve të zgjedhjeve vendore .
(e.m/BalkanWeb)