Basha: Heqja e vizave në prill të 2010
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, gjatë takimeve në komunën Shezë të Peqinit deklaroi se, “brenda prillit të ardhshëm shqiptarët do të lëvizin pa viza në BE”. “Në katër vitet e ardhshme, ne do të bëjmë një progres galopant drejt ëndrrës tjetër të shqiptarëve, anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha deputeti i PD-së, Basha. Sipas tij, “brenda prillit të vitit që vjen maxhoranca e rivotuar nga qytetarët shqiptarë, do të bëjë të mundur që çdo qytetar shqiptar që posedon pasaportën biometrike të Republikës së Shqipërisë, pa asnjë vizë në të, të lëvizë në çdo vend të hapësirës Shengen si një qytetar i lirë”. Duke cilësuar si shumë të rëndësishme pajisjen me letërnjoftimet elektronike, ministri Basha dënoi ashpër qëndrimet bojkotuese dhe bllokuese të Edi Ramës ndaj këtij procesi.